HomeRajoniVjosa Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi në...

Vjosa Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi në BE! Prishtina i plotëson kriteret

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në një intervistë për “Politico” se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më urgjent sesa integrimi në Bashkimin Europian, duke theksuar se siguria e rajonit varet nga prania e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

“E shoh NATO-n si më të domosdoshme se BE-në në këtë moment. Integrimi evropian kërkon kohë, por siguria është e menjëhershme — sidomos përballë Serbisë dhe ndikimit rus,” u shpreh Osmani nga Berlini.

Sipas saj, çdo zgjerim i territorit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor “do ta frenonte Rusinë”, e cila sipas saj synon destabilizimin e rajonit dhe të kontinentit evropian.

Presidentja theksoi se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret kryesore për anëtarësim në Aleancë, duke investuar mbi 2% të GDP-së në mbrojtje dhe duke paralajmëruar rritje të dyfishtë të buxhetit për fushën ushtarake gjatë katër viteve të ardhshme. Ajo nënvizoi se nëse Kosova do të ishte pjesë e NATO-s, “Serbia nuk do të guxonte kurrë të ndërmerrte veprime agresive”.

Në lidhje me integrimin evropian, Osmani u shpreh e zhgënjyer që, pavarësisht harmonizimit të plotë të politikës së jashtme me BE-në dhe zbatimit të reformave, procesi mbetet i bllokuar.

“Qasja jonë pro-evropiane merret si e mirëqenë, nuk vlerësohet,” tha ajo, duke shtuar se pret që Gjermania të marrë një rol drejtues në procesin e zgjerimit dhe që anëtarësimi të mbështetet mbi parimin e meritave. “Nëse meritat do të ishin vendimtare, Kosova do të kryesonte”, theksoi Osmani.

Presidentja foli edhe për sigurinë në rajon, duke akuzuar Serbinë se po vepron si “zgjatim i Rusisë” dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po përpiqet ta kthejë Ballkanin në atmosferën e viteve ’90. Ajo kritikoi BE-në se për një kohë të gjatë ka ndjekur politika akomoduese ndaj Beogradit, të cilat “nuk kanë dhënë rezultat”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular