HomeKultureVIDEO/BSH nxjerr në shitje 500 copë të monedhës përkujtimore të 100-vjetorit të...

VIDEO/BSH nxjerr në shitje 500 copë të monedhës përkujtimore të 100-vjetorit të saj. Flet Erinda Çaushi, përgjegjëse e sektorit të Komunikimit

Advertismentspot_img

 Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në shitje për publikun 500 copë të monedhës përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të saj.

Monedha, e prodhuar në një seri të limituar prej vetëm 500 copësh, është e disponueshme për shitje pranë Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Erinda Çaushi, përgjegjëse e sektorit të Komunikimit në Bankën e Shqipërisë, theksoi për Geek Room Media se qëllimi i këtij emetimi ka qenë të bashkojë artin me historinë monetare, duke ofruar një simbol të prekshëm për këtë jubile të rëndësishëm.

Monedha prej argjendi është dizenjuar nga Brikena Berdo, dhe procesi nga ideimi deri te stampimi ka zgjatur tre vite pune intensive.

Ajo pasqyron historinë 100-vjeçare të Bankës së Shqipërisë duke përfshirë në njërën anë tre institucionet kryesore që përfaqësojnë periudhat e ndryshme të BSH. Ndërsa në anën tjetër gjendet portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së Mesme, si në kartëmonedhën e parë të vitit 1926 dhe portreti i atdhetarit dhe poetit Asdreni, i konfiguruar nga kartëmonedha 10 000 lekëshe, emetimi më i fundit i BSH.

Në pjesën anësore të monedhës është gdhendur saktësisht shifra 100 vjet BSH, duke e bërë atë një thesar të vërtetë për koleksionistët dhe dashamirësit e dizajnit.

Çaushi nënvizoi se emetimi i kësaj monedhe përkujtimore është pjesë e një programi të gjerë të Bankës së Shqipërisë për të festuar një shekull veprimtarie dhe për të ndërthurur dimensionin artistik me vlerat historike të institucionit.

Monedha përkujtuese e 100-vjetorit tashmë është e disponueshme për publikun dhe përfaqëson një vepër arti dhe histori monetare unike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular