Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.
Në investigimin e emisionit, janë bërë të qarta lidhjet mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa zbulohet se pistat kryesore në lidhje me masakrën janë hakmarrje nga Troplinët e Durrësit mbi faktin që Dani mund t’u ketë vënë gjobëvënie, ose një hakmarrje nga Durim Bami mbi ngjarje të së shkuarës.
Pjesë nga dokumentari:
Por cilat janë pistat ku grupi hetues është ndalur në hetimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe mikut të tij të ndjerë Muçi Shaljani.
Cila ishin përplasjet e Gilmando Danit me grupet e tjera rivale?
Dhe a u mor miratimi nga Nikla për ekzekutimin e tij?
A është baza e arsenalit të armëve të gjetura në banesën e shtetasit Ylli Zalla, në fshatin Zall në Fushë-Krujë, baza nga ku u furnizuan dhe dolën për qitje, trupa e pushkatarëve që eleminuan Gilmando Danin?
Ylli Zalla që kishte vuajtur më herët një dënim të ngjashëm për armënbajtje pa leje, pasi në banesën e tij iu gjetën armë të shumta zjarri dhe që pas kontrollit të fundit në banesë, ai nuk u gjet aty. “Në kuadër të operacionit ‘Tracking’, Policia e Tiranës, ka gjetur në banesën e shtetasit Ylli Zalla, një personazh problematik me të shkuar kriminale, një arsenal të tërë armësh. Ku 48-vjeçari dyshohet se në atentatin e ndodhur në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka pasur rol ndihmës, për sigurimin e armëve që u përdorën në krimin e rëndë. Ku gjatë kontrollit u gjetën mina me celularë, armë, tritoll, armë automatike dhe pushkë”, deklaron policia e Tiranës.
Por kush ishin banesat e para që u kontrolluan nga policia dhe përse grupi hetues u përqëndrua te ‘të fortët’ e Niklës dhe të Vlorës, konkretisht vëllezërit Valter Bami dhe Durim Bami.
Gilmando Dani i cili siç thamë kishte shumë hesape të hapura, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burgim për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit të kompanisë Ylvi Beqja në Tiranë si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Ndërkohë që ishte shoqëruar për ngjarje tjera të rënda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze në vitet 2011 dhe 2015. Dani që ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë, në tetor 2024.
Ndërsa kreu i grupit të tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet në burg pasi krahas dënimit me 14 vite burgim për gjobëvënie, ai po gjykohet edhe për vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në shkurt të vitit 2005.
46-
Teksa ndaj tij ka një masë sigurie për akuzën e sigurimit të kushteve për të vrarë Marklen Hakën.
Grupi i Emiljano Shullazit që ka disa konflikte të hapura me grupin e Marklen Hakës dhe Durim Bamit të njohur si ‘të fortët’ e Niklës si dhe me klanin Troplini në Durrës.
“Lidhur mbi ngjarjen ku humbën jetën Gilmando Dani dhe shtetasi Muçi Shaljani, janë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,
Ervin Kodra, Valter Bami, Gentian Koçi, vëllezërve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku nuk janë gjetur sende të kundaligjshme.
Ndërkohë që shtetasit Valter Bami, Gentian Koçi dhe Zyber Bami nuk janë gjetur në banesë, ndërsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe u janë marrë faktorë plotësues të qitjes si dhe janë përpiluar vendimet përkatëse për kryerjen e ekspertimit kimike”thuhet në dosjen hetimore.
Por përse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit në Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani qëndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e dështuar të ndodhur në janarin e vitit 2015, në Qafën e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u qëlluan në një pritë të organizuar në këtë zonë ndërsa po ktheheshin nga Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës,
pas njoftimit që kishin marrë se në rrugën e Kavajës në Tiranë, po këtë mbrëmje ishte qëlluar miku i tyre Pajtim Serjani.
Atentat që 5 vite më pas u pasua me atë ndaj Durim Bamit në Tapizë të Fushë-Krujës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.
Por që vetëm bisedat në Sky Ecc, filluan të zbulonin aleancat fluide midis grupeve kriminale si dhe kush tashmë ishin kthyer në kundërshtarë.
Siç janë edhe ato midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka që siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit.
Të dhëna që do t’i nevojiteshin Ndokës dhe klanit të tij familjar për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.
Ndoka që kishte humbur vëllain e tij në një atentat, që thuhet se mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.
Teksa ata dyshonin se në zhdukjen e tij kishte gisht Durim Bami arsye për të cilën u bënë palë me ish-deputetin Ndoka që thirri në ndihmë për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës edhe Astrit Avdylin,
‘Të fortin’ e Shijakut, që në këtë kohë ndodhej në burg pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .
Arben Ndoka sipas SPAK, bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.
Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme do të hynte në lojë duke ekzekutuar ‘të fortin’ e Niklës’ ku plani ishte që vëllai i Durim Bamit, Valteri të merrej peng. Teksa rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si ‘Maneci’ i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit.
Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu do të kishte rolin e vëzhguesit të Durim Bamit.
Ndoka që bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.
Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkoi vrasës me pagesë edhe në Kosovë.
Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.
“Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.
Arben Ndoka: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’
Ervis Martinaj: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.”
Pjesë e kësaj dosje që lidhet me planin për vrasjen e Durim Bamit është edhe ajo më herët në janar të vitit 2020. Në një bisedë që zhvillohet në Sky Ecc mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit që edhe pse ndodhet në burg, përdor jo vetëm një celular, por edhe Sky.
Marklen Haka që e informon Emiljano Shuillazin për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar ‘Range Rover’.
Bisedat në Sky:
Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat shumë. Se jam këtu dhe robt e mi që janë jashtë, e kanë pak problem të vijnë në Nikël dhe të mbarojnë punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën reklamë.
Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.
Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan.
Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.
Grafikë
Bisedat Sky Ecc
Emiljano Shullazi: Po më thotë që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal ‘A…’ dhe me shumë se 20 minuta nuk rri.
Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin).
Do terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora.
Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.
Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë.
Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’.
Një tjetër episod i dosjes së SPAK, lidhet me bashkëpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon për vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si ‘Doqja’, për të cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.







