Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku dhëndëri u ka dhënë valium vjehërrve dhe ma pas u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Pasi ata humbën ndjenjat, ai ka përfituar për të vjedhur një shumë parash nga banesa e tyre. Çifti u shtrua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Të moshuarit ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura dhe një telefon celular, të përdorur në veprimtarinë kriminale.







