Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes më armë zjarri të 40-vjeçarit Marilen Jata mbrëmjen e djeshme, në zonën e Institutit në Tiranë.
Policia bën me dije se në kërkim është vënë shtetasi Fatmir Frroku, 36-vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë mikun e tij.
Burime bëjnë me dije se Marilen Jata dhe 36-vjeçari më parë kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin.
Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicën Ramadan Citaku, i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.
Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
Tiranë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.







