HomeEkonomiGara për kreun e INSTAT/ Komisioni i Ekonomisë kalon në “sitë” 3...

Gara për kreun e INSTAT/ Komisioni i Ekonomisë kalon në “sitë” 3 kandidatët. Ja vizioni i Institutit të Statistikave për 5 vitet e ardhshme

Advertismentspot_img

Tre kandidatura kanë shprehur interes për të udhëhequr Institutin e Statistikave në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme.  Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin  e Ekonomisë, Elsa Dhuli, e cila rikandidon për këtë post, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado kanë shpalosur eksperiencën e tyre dhe vizionin për të ardhmen e këtij institucioni.

Elisa Dhuli, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:

“Sfidë është reforma territoriale, program i ri 5 vjeçar që shërben si udhëzues për inovacionin dhe na orienton për një zhvillim dhe drejtim në periudhat e ardhshme. Një kornizë ligjore të përditësuar, mbajtësit privat të të dhënave janë nevojë, sisteme moderne dhe investime në digjitalizim për procesin e prodhimit dhe komunikimit të statistikave”.

Ledjon Shahini, Kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të  INSTAT:

“Vizioni im mbështetet në tre shtylla kryesore. Standardizimi i prodhimit të të dhënave, transformimi digjital dhe modernizimi i proceseve dhe transparenca  dhe ndërveprimi me përdoruesit.”

Lantona Sado, Kandidate për Drejtore të Përgjithshme të INSTAT:

“Fushat në të cilat unë besoj të drejtohen energjitë dhe burimet janë të ndryshme por ndërlidhen me njëra tjetrën, rivlerësimi i fushëveprimit të statistikave dhe administrimi i të dhënave. Investimi në teknologji dhe infrastrukturë të përmirësuar.  Fuqizimi i burimeve njerëzore dhe optimizmi i burimeve financiare. Forcimi i bashkëpunimeve dhe i ndërkombëtarizimit”.

Drejtuesi  i Institut të Statistikave ka një mandat 5 vjeçar dhe me të drejtë riemërimi një herë. Nga nëntori 2020, INSTAT është drejtuar nga Elsa Dhuli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular