Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë është plagosur rëndë pas sulmit të peshkaqenit në plazhin e Kylies në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.
Sulmi ndodhi herët të enjten në mëngjes, ndërsa të dy viktimat po notonin në ujrat e Parkut Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit.
Vajza vdiq në vendngjarje, ndërsa djali, i cili është gjithashtu në të 20-at, u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi gjatë një dite të zakonshme në plazh, por kalimtarët reaguan shpejt për të ndihmuar viktimat.
Sipas autoriteteve, sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një “peshkaqen i madh dem”, një lloj peshkaqeni që gjendet shpesh në ujëra të ëmbla dhe të kripura.
Peshkaqenët e këtij lloji janë konsideruar të rrezikshëm për njerëzit dhe janë të tretët në listën e peshkaqenëve më vdekjeprurës për njerëzit, sipas Muzeut Australian.







