HomeEkonomiSi do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? - Platformat nën “lupë”, ligji...

Si do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? – Platformat nën “lupë”, ligji i ri ndalon operimin pa autorizim nga AMF dhe BSH

Advertismentspot_img

Qeveria synon të rregullojë tregjet e kripto-aseteve për mes një projektligji të nxjerrë tashmë për konsultim i cili është në fakt një përafrim i plotë me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian sa i takon ushtrimit të veprimtarisë dhe emetimit të kripto-aseteve si dhe ofrimin e shërbimeve të lidhura me to.

Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument “projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”.

Relacioni sqaron se kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e një kapitali minimal, kërkesa mbi qeverisjen e korporatave, konfliktin e interesit, sigurinë kibernetike dhe operacionale, masa për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e abuzimit me tregun, si dhe zbatimin e politikave për parandalimin e pastrimit të parave.

Kuadri rregullator për kripto-asetet është i përafërt me atë të Direktivës 2014/65/EU “Markets in Financial Instruments” (MIFID II) dhe Direktivës 2009/110/EC “On the taking up, pursuit and prudential supervision of the business of electronic money institutions” (EMD2), dhe u parashtron emetuesve dhe ofruesve të shërbimeve të lidhura me kripto-asetet të njëjtat kërkesa rregullatore sikurse emetuesve ose ofruesve të shërbimeve të lidhura me instrumente financiarë dhe para elektronike.

“Në të njëjtën kohë, projektligji synon garantimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së investitorëve dhe integritetit të tregut, përmes kërkesave prudenciale, rregullave dhe politikave të qeverisjes korporative, menaxhimit të konfliktit të interesit, masave të sigurisë kibernetike dhe operacionale, transparencës së dokumentit informues (ëhitepaper), rregullave të marketingut, si dhe mekanizmave kundër abuzimit me tregun dhe në përputhje me politikat e parandalimit të pastrimit të parave.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e këtyre standardeve, sipas projektligi është parashikuar të kryhet, sipas fushës së përgjegjësisë, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë, gjë që rrit besimin e konsumatorit dhe garanton stabilitetin e sistemit financiar.

Së fundi, kuadri i propozuar përqafon teknologjitë e reja dhe krijon një mjedis mundësues për bizneset inovative shqiptare, duke u ofruar atyre rregulla të qarta, të qëndrueshme dhe të barabarta me ato të BE-së, me qëllim që ofruesit vendas të operojnë pa pengesa në tregun e përbashkët evropian, duke synuar nxitjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve cilësore dhe lehtësimin e integrimit gradual të ekosistemit vendas të kripto-aseteve në zinxhirët evropianë të vlerës, duke mbajtur ekuilibrin midis mbrojtjes së konsumatorit dhe nxitjes së inovacionit” thuhet në relacion.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular