HomeKronikeEMRI/Ekzekutohet me dy plumba në kokë biznesmeni në Elbasan. Viktima, pronar i...

EMRI/Ekzekutohet me dy plumba në kokë biznesmeni në Elbasan. Viktima, pronar i një karburanti

Advertismentspot_img

Gjatë mbrëmjes së djeshme, 30 nëntor 2025, janë dëgjuar krisma armësh në qytetin e Elbasanit. Mësohet se viktimë në atentat ka mbetur shtetasi Edmond Mëhalla, 43 vjeç, pronar i karburantit Xhaxhi Oil. Ai ka marrë tre plumba në trup. Viktima mësohet se 43-vjeçari administronte disa biznese.
Biznesmeni ka marrë tre plumba në trup. Sipas deklarimeve të marra në vendngjarje dhe kamerave të sigurisë, viktima sapo kishte dalë nga zyra e tij e karburantit dhe kishte hyrë ne automjet. Autorët kane qëlluar 3 herë me pistoletë drejt tij. Dy prej plumbave e kanë kapur në kokë.

Viktima mësohet se administronte disa biznese. Karburanti i tij ishte në dalje të qytetit, në rrugën që të dërgon drejt Librazhdit.

Mëhalla ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.

Automjeti i autorëve të dyshuar është një “Audi” me ngjyrë të zezë dhe është larguar në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd.

Vrasja në Elbasan, reagon policia

Policia, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se viktima u gjet brenda mjetit të tij. Efektivët shprehen se po punojnë për kapjen e autorit/autorëve.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.  

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular