HomeEkonomiLISTA e profesioneve në ndërtim, TATIMET nuk do të pranojnë më deklarim...

LISTA e profesioneve në ndërtim, TATIMET nuk do të pranojnë më deklarim pagash nën 800 mijë lekë

Advertismentspot_img

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kujdes.

Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Sipas tabelës së publikuar nga tatimet, në sektorin e ndërtimit nuk do të ketë pagë më të ulët se 80 mijë lekë në muaj, që do të jetë për punonjësit mbështetës në ndërtim, riparuesit, punëtor llaç, dur alumini etj.

Vetëm sanitarët do të mund të paguhen me të paktën 60 mijë lekë në muaj,
Teknikët nuk do të kenë paga më të ulëta se 100 mijë lekë.

Referenca më e lartë është për operatorin e vinët prej 160 mijë lekë.
Inxhinierët do të paguhen mes 115 dhe 150 mijë lekë në muaj, sipas tabelës së publikuar nga tatimet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular