Debutimi i “Zootopia 2” në kinema gjatë fundjavës së Falënderimeve arriti në 156 milionë dollarë duke mbërritur në vendin e dytë pas “Moana 2” në 2024 që grumbulloi 225 milionë dollarë në SHBA.
“Disney e ka kthyer në një event që vjen çdo vit gjatë Falënderimeve. Familjet e përqafuan fort ‘Zootopia 2’”, tha Paul Dergarabedian nga Comscore.
Sezoni i pushimeve është i rëndësishëm për Hollywood pas verës që solli të ardhura, sidomos pas një tetori shumë të keq për arkën.
Hollywood i qëndroi formulës së vitit të shkuar kur “Wicked” dhe pjesa e dytë e një filmi të animuar tërhoqi shikuesit drejt kinemasë.
Javën e kaluar, “Wicked: For Good” tejkaloi pritshmëritë duke arritur në 150 milionë dollarë në SHBA gjatë javës së premierës. Nga e premtja deri të shtunën mblodhi edhe 62.8 milionë dollarë.
“Wicked: For Good” dhe “Zootopia 2” së bashku fituan 249 milionë dollarë në pesë ditë në SHBA.
“Zootopia 2” arriti në 400 milionë dollarë në rang ndërkombëtar. “Wicked: For Good” and “Zootopia 2” ka fituar 393.25 milionë dollarë.
Dy filmat nuk janë në konkurrencë me njëri-tjetrin pasi audienca kryesore ishin familjet dhe premierat e tyre ishin në dy fundjava të ndryshme.







