Premiera e filmit më të ri, me titull “Avatar: Zjarr dhe Hi”, ndezi tapetin e kuq me rikthimin e regjisorit James Cameron. Filmi prezanton një racë të re, të quajtur Ash People, njerëz të hirit, të udhëhequr nga personazhi Varang, i interpretuar nga aktorja Oona Chaplin.
Në film rikthehen edhe aktorët kryesorë të serisë: Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver dhe Stephen Lang.
Filmi i parë, “Avatar”, i publikuar në vitin 2009, arriti gati 3 miliardë dollarë fitime në mbarë botën, duke thyer rekorde historike në kinematografi. Vite më vonë, vazhdimi “The Way of Water” grumbulloi 2.3 miliardë dollarë, pavarësisht publikimit pas pandemisë.
Tani mbetet për t’u parë nëse “Avatar 3: Zjarr dhe Hi” do të arrijë të njëjtin sukses ndërkombëtar. Filmi pritet të dalë në kinema më 19 dhjetor.







