HomeOP EDTë mundësh egon e delirit ! Bashkimi rreth vlerave njerëzore, do sjell...

Të mundësh egon e delirit ! Bashkimi rreth vlerave njerëzore, do sjell një diell të ri në PD/nga Tomor Kotarja

Advertismentspot_img

Nga Tomor Kotarja

Për të gjithë ata që ju duket vetja mbi palët!
Sot të mundësh egon e delirit të madhështisë duhet medeomos të tejkalosh vetëveten .

Pyetja që shtrohet është Ja vlen ?…

Unë them se po sigurisht .Le të ikim pak në kohë mbrapa e të rishikojmë historinë

Kur Shqiptarët u bënë bashkë e folën në një Gjuhë, Arritën gjëra të mëdha ,shpallën më-vehtësinë që në kohën e Gjergj Kastriotit në kufijtë etnik e kur rrokopuja e shekujve beri të sajën e superfuqitë e kohës si Austro-Hungaria Bullgaria e Turqia shënjuam hartën e një pjese të Shqipnisë. Sigurisht 2/3 e Arbërisë mbetën jashtë në sundimin e forcës. Njohëm Shqipninë e Pavarur ne territoret qe njohim sot .Kur tejkalum veten shembëm Faqen e errët të komunizmit .Më vonë hapëm zemrat ,shtëpitë e bashkuam ushtritë për çlirimin e Kosovës e mundëm delirin e madhështisë bashkë me Egon e fituam luftën ,në planin diplomatik e atë luftarak sigurisht .

Kur Egon e Delirit të pushtetit e mundëm në 2005 erdhëm pastër si kristali në rrugëqeverisje e rikthyem besimin e shpresën në vend ,tek partnerët ndërkombëtar, u anëtarësuam në Aleancë Nato, morëm lëvizjen e lirë .Rikthyem besimin tek Rinia ,Biznesi ,Arsimi .Vëmendjen tek Infrastruktura që na bashkoj familjen e madhe e u rritëm madhështisht .

Sapo Egoja e Delirit madhështisë u shfaq e kësaj radhe ajo e pushtetit si më e dëmshmja për njerzit u përzien e u përçanë e çorba e prishur me lugën që Gëlltiti Rama ,Vuçic ,Thaçi filloj të jap efektet Gastronomike Brenda e jashtë kufijve.

Kush kishte durim të lexonte deri tek ky rresht do gjej arsyen e vërtetë të këtij statusi .

Le të japim pak nga vetja

Le të mundim egon Delir të madhështisë

Le të bashkohemi jo vetëm në statuse e as ti hapim e mbyllim dyert me statuse por me zemra hapur e konkretisht pa hipokrizi .Le të japin shembullin e tyre “të lëshojnë pushtet për të grumbulluar mbështetje ,lë të hapin rrugë Rinise ,Brezit të Ri .Çmojmë kontributorët i duam të jetë kopertina e fushatës, këshilltarët e vërtetë ,eksperienca e tyre është thesar i Pd

I mësojmë njëri tjetrit anën e mirë respektin reciprok ,ndarjen e pushteteve sepse ai i takon njerëzve të thjeshtë .

Të tejkalojnë vetveten me shembuj konkret jo duke bërë thirrje për hapje ,pasi janë ato që e kanë mbyllur ka kohë derën në juridiksionin e tyre me veprimet dhe mënyra primitive të drejtimit. Mundeni Egon e delirit

Tejkaloni veten për hir të brezave ,shmanguni nga sahanlëpirjet e lajkat e pa merituara

Jetoni me dinjitet, kërkoni po me kaq dinjitet

Silluni si njeri i cili erdhi me mision ,Mbyllni rrugën maskarenjve, bandave të korruptuar të majtë e të djathtë qofshin ata.
Bëhemi bashkë duke nënshtruar Egon duke rrezuar shpresë, mbjellë besim, jini të përulur

Para sovranit. Çmojeni atë, bota nuk ju përket ju por njerëzve të thjeshtë.
Egoizmi, babëzia , zilia e deliri janë gangrenë e vetë shoqërisë. Bashkimi rreth vlerave njerëzore, do sjell një diell të Ri, shpresë e do frenoj rrokullisjen pa fund e anë.

Mundeni Egon

Kur ta keni bërë atë

Do Gjeni faljen e vërtetë .

Deri atëherë më rrini larg .

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular