Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën e PD, tha se qeveritë nuk rrëzohen me molotovë, ndërsa theksoi se opozita shqiptare, e ka shtyrë “revolucionin” pas festave të fundvitit.
Duke e krahasuar me protesta kur në krye të PD ishte Lulzim Basha, ai theksoi se tubimi i Berishës nuk arriti as nivelin e protestave të drejtuara nga Lulzim Basha.
Sipas Spahiut, qëllimi real i protestës ishte përpjekja për të çfaktorizuar Adriatik Lapajn dhe Ervin Salianjin.
‘Pritshmëria ishte e lartë por nuk rrëzohet me kapsolla qeveria, por opozita e shtyn revolucionin pas festave të fundviti, nuk ka vazhdimësi dhe s’ka të nesërme. Kur çdokush që mund të pyes thonë a po bie Edi Rama ça ndodh po ndodh zjarrëfikësi, sepse populli pret që nga skandalet e Ramës të bie qeveria, kur ti nxjerr 5mijë persona pa brohoritje. Këta donin që të improvizonin dhunë po nuk ishin të gatshëm që të shkonin tek Kryeministria dhe të konfrontohet. Nuk ka as sasi dhe as qëndrueshmëri, si ka ndodhur në ‘97, ‘98 apo në kohën e Lulzim Bashës, sepse janë më të mëdha se të Bashës. Berisha nuk po arrinë as nivelin e Lulit. Ai arriti që të çfaktorizonte Lapajn dhe Salianjin. Ai nuk rrëzon dot këta dhe jo më Ramën. Ata 20 veta të Lapajt rezistojnë më shumë se ata të PD’, tha ai.
Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin.
Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të marrë poste drejtuese, qoftë si kryeministër apo ministra në një qeveri teknike, duke llogaritur edhe një mbështetje të mundshme nga ndërkombëtarët për këtë skenar.
Curri theksoi më tej se një ndryshim i plotë i qeverisë mund të tentohet vetëm përmes protestave të dhunshme dhe të zgjatura në kohë, pas muajit janar
Në këtë skenar, sipas analistit, kryeministri aktual mund të largojë figura të akuzuara për korrupsion, duke u paraqitur si reformator, por duke mbetur vetë në krye të pushtetit.
“Fakti që partitë e tjera të Lapajt, Qorrit e Shehajt, nuk i bashkohen Berishës edhe pse ai i fton. Ata mendojnë se sot iu erdhi radha të bëhen kryeministra ose ministra në një qeveri teknike. Pra u erdhi dita. Ndërkombëtarët nëse mbështesin një qeveri teknike…
Vetëm me protesta të dhunshme në rrugë që zgjasin në kohë, pas janarit ai i fut një ndryshim qeverie fund e krye e thotë i hoqëm të korruptuarit, e vetë qëndron në krye. Kushtetuesja nuk është gënjeshtër. Ai është argument kyç. Kushtetuesja do ta shohim pas 21 janarit nëse është e SHBA apo jo.
Për mendimin tim, SPAK i ngarkuar emocionalisht që kërkoi arrestin sepse nuk e shkarkoi dot”, tha Arjan Curri për ‘Top Story’.







