HomeEkonomiSamir Mane sërish në listën e Forbes, shton pasurinë me 100 milionë...

Samir Mane sërish në listën e Forbes, shton pasurinë me 100 milionë dollarë në 2025

Advertismentspot_img

Shqipëria vijon të ketë një prezencë të spikatur në renditjen botërore të miliarderëve.

Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, është rikthyer edhe këtë vit në listën e Forbes, me një pasuri të vlerësuar prej 1.5 miliardë dollarësh, duke shtuar 100 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

BALFIN Group është një konglomerat i madh investimesh me bazë në Tiranë, që përfshin qendra tregtare, dyqane elektronikë dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, një bankë, pasuri luksoze të patundshme në Shqipëri dhe investime në SHBA, Kanada dhe Austri.

Grupi zotëron gjithashtu parqe logjistike dhe një universitet privat.

Samir Mane, i cili emigroi në Austri në vitin 1991 si refugjat nga regjimi komunist, nisi aktivitetin e tij me tregtimin e pajisjeve shtëpiake drejt Shqipërisë në 1993.

Ai themeloi rrjetin e dyqaneve Neptun në 1998 dhe u kthye në Shqipëri në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare të vendit.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e miliarderëve globalë, me Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos ndër më të pasurit në botë.

Lista e këtij viti përbëhet nga 3,028 miliarderë, me një pasuri totale prej 16.1 trilionë dollarësh, rritje prej 247 individësh krahasuar me vitin e kaluar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular