HomeEkonomiÇfarë parashikon strategjia kombëtare për kontrollin e armëve të vogla, të lehta,...

Çfarë parashikon strategjia kombëtare për kontrollin e armëve të vogla, të lehta, municioneve dhe eksplozivëve

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025-2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Sipas vendimit ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, ministritë dhe institucionet përgjegjëse të përmendura në strategji dhe në planin e veprimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Dokumentet strategjike synojnë që deri në vitin 2030, Republika e Shqipërisë të jetë një vend me një mjedis të sigurt dhe me kapacitete gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për parandalimin, identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zotërimit të paligjshëm, trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe eksplozivëve.

Këto dokumente përputhen me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e stabilitetit kombëtar dhe rajonal.

Në këtë kuadër, duke përcaktuar objektiva të qarta për sigurimin e kontrollit të plotë mbi armët, municionet dhe eksplozivët, në përputhje me nevojat kombëtare, sfidat e reja të sigurisë në rajon, fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të veprimtarive të ligjshme me armë, duke promovuar ndërgjegjësimin publik për rreziqet që lidhen me armëmbajtjen e paligjshme dhe dhunën me armë./ATSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular