HomeRajoniKOSOVA VOTON/Dy milionë votues do përzgjedhin mes 1,180 kandidatëve deputetët për Kuvendin...

KOSOVA VOTON/Dy milionë votues do përzgjedhin mes 1,180 kandidatëve deputetët për Kuvendin e ri

Advertismentspot_img

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme ku mbi 2 milionë qytetarë janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda vitit.

Nê garën e sotme zgjedhore janë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë nga të cilët 8 janë subjekte shqiptare me 624 kandidatë, ndërsa pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë që garojnë për 20 ulëse të garantuara.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19:00.

Numri i qendrave të votimit është 948, ku 910 nga të cilat janë për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu janë edhe 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendnit të Kosovës bëhet në Qendra Komunale të Numërimit, duke filluar nga dita e hënë.

KQZ ka marrë masa që sot të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet nga vendvotimet e para, do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 77,086 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

Viti 2025 në Kosovë nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe mbyllet me votimin e ditës së sotme.

Policia e Kosovës  ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar operativ për mbarëvajtjen e sigurisë.

Gjithashtu, në këto zgjedhje janë të angazhuar rreth 100 prokurorë. Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në terren për vëzhgim, me fokus të veçantë te grupet e margjinalizuara: personat e privuar nga liria, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat integruese. /KosovaPress

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular