Kryeministri Edi Rama do të ketë sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë teksa ka ftuar edhe qytetarët në rrjetet sociale për të bërë pyetjet e tyre.
“Nesër konferenca tradicionale e fundvitit, për të cilën edhe ju mund të lini bashkëngjitur pyetjet tuaja”, shkruan kryeministri.
Në konferencë kryeministri Edi Rama pritet të flasë për të gjitha zhvillimet e fundit politike dhe të aktualitetit si dhe për ekonominë dhe projektet e 2026.







