HomeBotaTrump pret Netanyahu-n në Miami: Së shpejti, rindërtimi i Gazës

Trump pret Netanyahu-n në Miami: Së shpejti, rindërtimi i Gazës

Advertismentspot_img

“Sot do të flasim për çarmatimin e Hamasit”. Kështu deklaroi Donald Trump gjatë pritjes së Benjamin Netanyahu-t në Mar-a-Lago, Florida.

Trump theksoi se rindërtimi i Gazës do të nisë së shpejti dhe se është e nevojshme të kalohet në fazën e dytë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti amerikan e cilësoi kryeministrin izraelit si një “udhëheqës të shkëlqyer” dhe një “hero lufte”.

Trump shkoi më tej duke deklaruar se Netanyahu-t duhet t’i jepet “falja në procesin e tij gjyqësor”, duke shtuar se, sipas tij, Izraeli “nuk do të ekzistonte” pa Netanyahu-n.

Ndërsa kryeministri izraelit lavdëroi rolin e Trump.

“E kam thënë shumë herë dhe po e përsëris: Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik si Trump-i në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Kujtojmë se takimi është kërkuar nga vetë Netanyahu dhe është cilësuar nga ekspertët si një “samit emergjence”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular