HomeOP EDDemagogjia si sëmundje kronike e politikës shqiptare/nga Pal Nikolli

Demagogjia si sëmundje kronike e politikës shqiptare/nga Pal Nikolli

Advertismentspot_img

nga Prof.Dr. Pal Nikolli
Pas vitit 1990, Shqipëria hyri në një epokë që premtonte liri, demokraci dhe dinjitet. Por bashkë me pluralizmin politik, lindi dhe u institucionalizua një nga sëmundjet më të rënda të jetës publike shqiptare: demagogjia. Një fjalë e vjetër, por një praktikë jashtëzakonisht moderne në mënyrën se si politikanët shqiptarë e kanë përdorur, dhe vazhdojnë ta përdorin, për të manipuluar shpresat, frikërat dhe varfërinë e qytetarëve.

Demagogjia në Shqipëri nuk ka qenë thjesht mjet retorik; ajo është shndërruar në thelbin e politikës. Premtime bombastike pa asnjë bazë reale, slogane boshe që riciklohen çdo katër vjet, armiq imagjinarë që shpiken për të fshehur paaftësinë, dhe një gjuhë e mbushur me patetizëm artificial – këto kanë qenë armët kryesore të klasës politike. Në vend të programeve serioze dhe vizioneve afatgjata, qytetarëve u është servirur spektakël, zhurmë dhe iluzione.

Politikanët shqiptarë pas vitit 1990 e kanë trajtuar popullin jo si sovran, por si turmë për t’u mashtruar. Ata kanë folur në emër të “popullit”, ndërsa kanë qeverisur për interesa të ngushta personale ose klienteliste. Kanë predikuar demokracinë, ndërkohë që kanë ndërtuar struktura autoritare brenda partive të tyre. Kanë folur për shtet ligjor, ndërsa kanë relativizuar ligjin sa herë që ai u ka penguar pushtetin.

Demagogjia ka ushqyer polarizimin ekstrem, duke e ndarë shoqërinë në kampe armiqësore, ku kundërshtari politik nuk shihet si alternativë, por si tradhtar. Kjo gjuhë urrejtjeje ka vrarë debatin publik, ka zëvendësuar argumentin me sharjen dhe ka bërë që qytetari të humbasë besimin jo vetëm te politikanët, por te vetë politika si mjet ndryshimi.

Pasojat janë të dukshme: zhgënjim masiv, apati elektorale, emigrim i pandalshëm dhe një shoqëri që ndihet e tradhtuar nga premtimet e tranzicionit. Demagogjia ka qenë anestezi e përkohëshme për dhimbjet sociale, por kurrë kurë. Ajo ka vonuar reformat, ka justifikuar dështimet dhe ka normalizuar mediokritetin.

Koha ka treguar se problemi nuk është vetëm tek individët, por tek një kulturë politike që shpërblen gënjeshtrën e bukur më shumë se të vërtetën e hidhur. Derisa qytetarët të refuzojnë demagogjinë, ta ndëshkojnë atë me votë dhe të kërkojnë llogari reale, politika shqiptare do të vazhdojë të prodhojë të njëjtin teatër, me aktorë të rinj dhe skenar të vjetër.

Demokracia nuk vdes vetëm nga diktatura; ajo vdes ngadalë edhe nga demagogjia e përditshme. Dhe në Shqipëri, kjo vdekje e ngadaltë ka qenë, fatkeqësisht, shumë e gjatë.

Demagogjia si sëmundje kronike e politikës shqiptare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular