HomeAktualitet"2025 ishte viti më i bukur", rrëfimi i sinqertë i aktorit Mehdi...

“2025 ishte viti më i bukur”, rrëfimi i sinqertë i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im la drogën!

Advertismentspot_img

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 dhjetorit në Now me moderator Erla Mëhillin. Ai ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale, djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular