HomeKryesoreBE do të publikojë raportin e vlerësimit të standardeve për Shqipërinë

BE do të publikojë raportin e vlerësimit të standardeve për Shqipërinë

Advertismentspot_img

Këshilli gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë ndalet tek reforma në drejtësi

Në studimin e tij të fundit, Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë thekson se në fillim të vitit 2026 Brukseli pritet të paraqesë raportin mbi vlerësimin e Standardeve për Sundimin e Ligjit në kuadër të negociatave me BE-në.

Ky raport, i quajtur shkurt IBAR, shërben si një pikë referimi për progresin e secilit shtet kandidat në rrugën drejt anëtarësimit në BE në këtë fushë.

Mali i Zi është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që kalon vlerësimin e arritjeve që lidhen me kapitujt kryesorë të negociatave, atë 23 (Drejtësia dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), të cilët hapen të parët dhe mbyllen në fund të procesit.

Ky raport tregon rrugën për reforma të mëtejshme. Në rastin e Shqipërisë, raporti i Komisionit Evropian do të ofrojë gjithashtu një vlerësim të fazës së reformave të ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit, nëse ato janë reale, funksionale dhe të qëndrueshme me kalimin e kohës.

Pritet që të analizohen edhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, si dhe puna e institucioneve të pavarura dhe në veçanti aktiviteti i SPAK, BKH dhe GJKKO.

Prokuroria Speciale ka treguar deri tani vendosmëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke goditur emra të niveleve të larta si në politikë ashtu edhe në krimin e organizuar.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, ndër rezultatet më të rëndësishme ishin arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ngritja e padive ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Këtë vit, SPAK ka një drejtues të ri ndaj do të shihet nëse kjo strukturë do të ndjekë ritmin e mëparshëm apo do të jetë më e moderuar ndaj eksponentëve të politikës në vend. Me rezultatet e deritanishme Shqipëria ka demonstruar vullnet politik dhe vendosmëri institucionale për rezultate të matshme.

Një raport pozitiv mbi vlerësimin e Standardeve të Sundimit të Ligjit do të shënonte kalimin nga faza e hapjes së kapitujve të negociatave në procesin më kompleks dhe vendimtar të mbylljes së tyre.

Mbyllja e kapitujve konsiderohet një proces më i vështirë sesa hapja e tyre, pasi kërkon zbatim të qëndrueshëm të reformave, rezultate të provuara dhe një nivel më të lartë serioziteti institucional.

Në këtë fazë, sipas studimit të Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, ligjet në letër nuk janë të mjaftueshme, pasi rezultate konkrete, të verifikueshme dhe të qëndrueshme në praktikë kërkohen nga vendi ynë nga kryeqytetet evropiane.

Objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2026 është të mbyllë një numër të konsiderueshëm kapitujsh negociues për të hapur rrugën për finalizimin e tyre deri në fund të vitit 2027.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular