HomeOP EDSi SHBA-të po i ngushtojnë lakun autokratit Rama/Nga Bujar Leskaj

Si SHBA-të po i ngushtojnë lakun autokratit Rama/Nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

Nga Bujar Leskaj

Më 18 dhjetor 2025, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump firmosi ligjin vjetor të mbrojtjes (në anglisht National Defense Annual Act 2026). Një ligj i tillë tradicionalisht shërben jo vetëm për buxhetin ushtarak, por edhe si dokument orientues i politikës së jashtme amerikane.

Në ligj, Ballkani Perëndimor konsiderohet një hapësirë ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike janë pjesë e të njëjtit problem strategjik. Kapitulli që flet për rajonin tonë, me emrin “Kapitulli F për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. e përkufizon rajonin si “një rajon pluralist, shumetnik, në zemër të Europës, kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit”, duke sinjalizuar se destabiliteti në rajon shihet si risk europian dhe transatlantik.

  1. Cënimi i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor-prekje e interesit amerikan

Një nga mesazhet më të qarta të kapitullit për Ballkanin Perëndimor në ligj, është rëndësia që SHBA-të i japin demokracisë, si kusht funksional për stabilitetin në rajon. Mungesa e zgjedhjeve reale dhe kapja e institucioneve të pavarura konsiderohen nga SHBA-të si faktorë destabilizues.

Ligji shkon edhe më tej, duke e identifikuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor si nyjën kryesore të krizës demokratike. Ai cilëson se “korrupsioni, përfshirë edhe mes drejtuesve kryesorë politikë, vazhdon të rëndojë Ballkanin Perëndimor dhe përbën një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik”. Ligji shprehet se “korrupsioni dhe dezinformimi përhapen në mjedise politike të shënuara nga kontroll autokratik”.

Një nga risitë e ligjit është pesha që i jepet sigurisë kibernetike në rajon. Kongresi Amerikan paralajmëron se “cenueshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose ndaj infrastrukturës së teknologjisë së informacionit rrit rreziqet për funksionimin e qeverisë dhe ofrimin e shërbimeve publike”.

Ky paralajmërim ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pas skandaleve të fundit, që treguan se si sistemet kibernetike të vendit ndodheshin në dorë të miqve të Ramës dhe ka dyshime se janë shfrytëzuar edhe nga bandat kriminale. SHBA e bën të qartë se kjo nuk është çështje e TI, por çështje sigurie kombëtare. Ligji thekson se është “në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” që vendet e Ballkanit Perëndimor të forcojnë qëndrueshmërinë kibernetike.

Për herë të parë, Ballkani trajtohet si front i luftës hibride, ku zgjedhjet, shërbimet publike dhe infrastruktura digjitale janë objektiva strategjike të SHBA-ve.

  1. SHBA-të: angazhim i fortë në luftën kundër korrupsionit

Ligji amerikan i fundit të dhjetorit 2025, i emërtuar “Demokracia e Ballkanit Perëndimor dhe Akti i Prosperitetit” parashikon një nismë të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, e cila do të zbatohet nga Departamenti i Shtetit, përmes programeve ekzistuese dhe atyre të reja.

Ligji synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore, duke e konsideruar korrupsionin politik si pengesën kryesore për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

SHBA-të parashikojnë asistencë teknike direkte edhe për Shqipërinë, nëse qeveria shqiptare rishikon strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe pranon bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.

Ligji e thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar, sidomos në gjyqësor, në institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe në prokurimet publike. Për Shqipërinë, kjo nënkupton se SHBA-të do të vendosin vëzhgim dhe trajnim amerikan për strukturat e drejtësisë, si dhe një vëmendje të veçantë mbi administrimin e zgjedhjeve, një nga pikat më të kontestuara të sistemit politik shqiptar.

SHBA-të do të zgjerojnë asistencën teknike për vendet e rajonit, me kusht që qeveritë vendase të angazhohen në hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja kombëtare antikorrupsion, të përshtatura sipas realitetit të seicilit vend.

Nisma synon të forcojë strategjitë ekzistuese për të luftuar: korrupsionin në nivelet e larta politike, ndërhyrjen politike në drejtësi dhe manipulimin e institucioneve të pavarura. Projektligji cilëson se korrupsioni në gjyqësor dhe në proceset zgjedhore minon drejtpërdrejt demokracinë dhe pengon investimet e huaja.

SHBA-të kërkojnë forcimin e mbikëqyrjes ligjore mbi: lirinë e informacionit, prokurimet publike dhe përdorimin e sistemeve digjitale shtetërore.

Në këtë kuadër, parashikohet edhe rritja e sigurisë kibernetike dhe mbrojtja e rrjeteve kibernetike të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për të parandaluar manipulime, ndërhyrje të jashtme dhe abuzime me të dhënat publike, sikurse skandali i fundit me AKSHI-n e tregoi qartë se këto abuzime po ndodhin në Shqipëri.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen edhe në Nismën e Qëndrueshmërisë Demokratike Europiane të SHBA-ve(në anglisht, European Democratic Resilience Initiative of the USA), duke u bërë përfituese të fondeve të posaçme antikorrupsion dhe mbështetjes teknike afatgjatë.

  1. “Sita” amerikane në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor shënon një kthesë të thellë strategjike në qasjen e SHBA-së ndaj korrupsionit në rajonin tone. Kjo qasje sot shikon me përparësi drejt çmontimit të plotë dhe sistematik të rrjeteve financiare, ekonomike dhe ndërmjetësuese që mbajnë gjallë pushtetin korruptiv në këtë pjesë të Evropës.

Akti, i cili parashikon një periudhë rishikimi 90-ditore dhe pritet të prodhojë efektet e para konkrete në muajin mars 2026, sinjalizon qartë një qëndrim amerikan shumë më të vendosur ndaj korrupsionit politik dhe zgjedhor në Shqipëri.

“Sita” amerikane do të përfshijë financues ekonomikë, figura kyçe të biznesit, ndërmjetës dhe operatorë informalë, të cilët lehtësojnë, mbulojnë dhe riprodhojnë sistemin e korrupsionit në Shqipëri dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit duket se ka futur “në sitë” disa sektorë që njihen si më problematikët për pastrimin e parasë së korrupsionit dhe krimit, të tillë si: infrastruktura teknologjike dhe dixhitale, me fokus tek kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet dixhitale shtetërore, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtim, sidomos ndërtimet luksoze bregdetare dhe projektet e ndërtesave të larta në Tiranë, energjia dhe shërbimet publike, përmes mbikqyrjes së rreptë të korporatave shtetërore të energjisë dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme, partneritetet publiko-private (PPP), përmes auditimit të kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës, si dhe turizmit strategjik, përmes rishikimit të projekteve, të cilave u është dhënë statusi i “investitorit strategjik”, nëpërmjet favorizimit politik.

Ky akt përfaqëson një konfirmim të vijës së ashpër amerikane ndaj aktorëve që konsiderohen rrezik për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon. SHBA e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë kyçe të betejës gjeopolitike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, edhe nëse kjo sjell tensione politike apo diplomatike.

xxx

Me zbatimin e Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan të plotë veprimi për institucionet tona ligjzbatuese, i cili do të nisë nga ngrirja e aseteve, deri te arrestimet e nivelit të lartë, duke synuar t’i “pastrojë” zgjedhjet në rajon dhe gjithë politikën tonë, nga konkurrenca e shtrembëruar e kompanive të lidhura me drejtuesit qeveritarë dhe me struktura të krimit.

Si SHBA-të po i ngushtojnë lakun autokratit Rama

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular