HomeEkonomiRaiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë...

Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë

Advertismentspot_img

Forcimi i Lekut dhe rritja e kostove të punës, së bashku me dobësimin e kërkesës së jashtme, e kanë gërryer konkurrueshmërinë e sektorit industrial në vend.

Në analizën e saj periodike për ecurinë e ekonomisë shqiptare, Raiffeisen Research vë në dukje rrezikun që një mbështetje e tepruar në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime publike, mund të kufizojë rritjen potenciale të ekonomisë shqiptare dhe t’i bëjë të cenueshme punësimin dhe eksportet dhe eksportet në të ardhmen.

Raiffeisen Research gjithashtu nënvizon se struktura e investimeve të vitit të kaluar anonte drejt strehimit në vend të makinerive dhe teknologjisë.

Në vijim të kësaj analize, vlerësohet se, pa një ribalancim të investimeve drejt kapacitetit të sektorëve të tregtueshëm dhe inovacionit, pasojat nga dobësia e prodhimit mund të fillojnë të rëndojnë mbi degët e shërbimeve që kanë mbështetur rritjen e PBB-së në vitet e fundit.

Raiffeisen Research vlerëson se, edhe për tremujorin e katërt 2025, shërbimet besohet se kanë qenë shtysa kryesore e rritjes ekonomike, ndërsa kontributi i sektorit publik pritet të normalizohet gradualisht, pas kontributit të lartë të regjistruar në tremujorët e mëparshëm.

Analiza konstaton se kontributi i lartë i sektorit publik dhe taksave neto në tremujorin e tretë të vitit sinjalizon një profil kërkese të nxitur nga rritja e pagave në sektorin publik, por edhe përpjekjet më të mëdha drejt formalizimit të ekonomisë. Ky fakt nënvizon varësinë në rritje të ekonomisë nga shërbimet dhe sektori publik, për të kompensuar dobësinë në sektorët e mallrave të tregtueshëm.

Nënvizohet gjithashtu se rritja reale e PBB-së u nxit nga një rritje e eksporteve neto, të cilat kontribuuan ndjeshëm me 3.3 pikë përqindjeje.

Raiffeisen Research vlerëson se, përmirësimi i bilancit neto të pagesave në tremujorin e tretë është inkurajues, por qëndrueshmëria e pozicionit të jashtëm do të varet nga konkurrueshmëria

dhe kërkesa globale.

Por, fakti që konsumi privat është në rritje të dobët, sugjeron që kërkesa e konsumatorëve vendas nuk është aktualisht motori kryesor i rritjes.

Megjithatë, të dhënat bazë evidentojnë disa probleme dhe mospërputhje të mundshme statistikore.

Sipas Raiffeisen Research, ekzistenca e një mospërputhjeje të madhe statistikore prej -2.5% tregon një çekuilibër të rëndësishëm midis matjes së PBB-së sipas metodës së prodhimit dhe asaj sipas metodës së shpenzimeve. Kjo gjë mund të tregojë vlerësime të paqëndrueshme që ka të ngjarë të rishikohen, kur të dhënat të jenë më të plota.

Kontributi i konsumit privat duket paradoksalisht i ulët dhe nuk mbështetet nga treguesit me frekuencë të lartë për periudhën. Ashtu si në vitet e mëparshme, rishikimet kanë tendencë të rialokojnë më shumë rritje drejt konsumit privat dhe investimeve. Sipas Raiffeisen Research, rishikimi i ardhshëm do të tregojë se konsumi privat kontribuon në rritje në përmasa më të mëdha, në vlera të përafërta me dy tremujorët e parë të vitit (1.8%-2%)

Mbështetur në ecurinë më pozitive të tremujorit të tretë, Raiffeisen Research ka rishikuar përsëri për lart projeksionin e rritjes së ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025. Pritet që PBB-ja të rritet me 3.7%, ndërsa parashikimi i mëparshëm e vendoste rritjen ekonomike vjetore në nivelin 3.6%.

Për vitin 2026, Raiffeisen Research parashikon një rritje lehtësisht më të lartë, në nivelin 3.8%./Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular