HomeLifestyleNga resortet luksoze, te mbrëmjet familjare, ku festuan futbollistët tanë

Nga resortet luksoze, te mbrëmjet familjare, ku festuan futbollistët tanë

Advertismentspot_img

Fundviti nënkupton edhe kohën më të mirë për të shijuar disa ditë pushime me familjen. E natyrisht që këto ditë i kanë shfrytëzuar më së miri edhe futbollistët shqiptar, që për pak kohë u janë larguar fushave të blerta, për të shijuar pushimet e tyre. Disa kanë preferuar të shijojnë borën, disa të tjerë kohën me familjen. E të tjerë, janë bekuar me një fëmijë.

Edon Zhegrova

Prej më shumë se gjashtë vitesh, futbollisti i njohur Edon Zhegrova shijon një histori dashurie që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes. Edhe pse dyshja nuk kanë folur kurrë hapur për lidhjen e tyre, romanca e Edonit me partneren Elsa ka krijuar lajm në rrjete sociale, sidomos në periudhat kur janë vërejtur hatërmbetje apo shkëputje të vogla. Megjithatë, prej kohësh duket se çifti ka gjetur qetësinë dhe ekuilibrin e munguar. Marrëdhënia e tyre po ecën për mrekulli dhe së fundmi nuk hezitojnë më të ndajnë detaje të vogla me publikun. Edoni dhe Elsa kanë shijuar këto ditë me familjen e futbollistit. Mesa duket, lidhja mes tyre është konsoliduar deri në këtë pikë, duke e bërë tashmë familjare.

zhegrova

Elseid Hysaj

Për familjen e mbrojtësit kuqezi, pushimet dimërore janë një rutinë e përvitshme tanimë. Ashtu edhe si vitin e shkuar, Elseidi dhe familja, ‘arratisen’ në destinacione luksoze për të shijuar ditët e dimrit në botë. Këtë herë, kanë qenë në Dolomites, një destinacion shumë i frekuentuar në Itali. Ka qenë pikërisht ish-missi Fiorenza Lekstakaj që ka ndarë fotot nga restorti me borë, ku familja është duke pushuar. Nëse flasim për pushime, ky çift natyrisht që di sesi të zgjedhë destinacione, ndaj edhe një vend si Dolomites, nuk kishte sesi të mungonte në përzgjedhjen e tyre. Në një foto ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, çifti i njohur duket në top formë, ku nuk mungojnë as veshjet firmato në këtë shëtitje për borë.

hysaj

Qazim Laçi

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti kanë marrë dhuratën më të veçantë në këtë fillimviti, teksa kanë zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka njoftuar se në jetë ka ardhur vajza e tyre. “Mirë se erdhe princesha jonë”, shkruhet në postim, por emri i vogëlushes nuk është zbuluar. Dyshja këtë fundvit nuk kanë pasur mundësi për të bërë pushime, pasi kanë qenë duke bërë edhe përgatitjet e fundit për të mirëpritur vajzën e tyre. Si një natyrë shumë të tërhequr që ka si nga rrjetet sociale, ashtu edhe nga daljet publike, vështirë se vetë futbollisti i Kombëtares sonë do të flasë publikisht për ndjesitë e reja si baba. Megjithatë, jemi të sigurt që këtë periudhë po e shijon pafund.

laci

Myrto Uzuni

Ky vit ka qenë shumë impenjativ edhe në aspektin familjar për Myrto Uzunin. Pasi është bërë baba i një djali, sulmuesi i Kombëtares sonë, po mendon të zgjerohet në biznes. Por teksa të gjitha këto plane presin që të marrin jetë, familja e vogël ka gjetur pak kohë për të pushuar. Në rrjetet sociale, ai dhe bashkëshortja e tij, Uarda kanë publikuar kartolinat e fundvitit, ku shfaqin për herë të parë edhe imazhin e të voglit të tyre. Të tre së bashku, ulur pranë oxhakut, me pizhama festive, duket se familja ka shijuar ditët e pushimit vetëm për njëri-tjetrit. Uarda dhe Myrto janë ndër çiftet e reja të “showbizz”-it tonë, duke bërë për vete ndjekësit, sidomos adhuruesit e sportit.

uarda uzuni
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular