HomeLifestyle“Je e bukur, do të vish në hotelin tim?”/ Modelja kolumbiane publikon...

“Je e bukur, do të vish në hotelin tim?”/ Modelja kolumbiane publikon bisedën me futbollistin e njohur

Advertismentspot_img

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një modele kolumbiane e platformës “OnlyFans” ka tërhequr vëmendjen gjatë orëve të fundit. Në video, ajo pretendon se futbollisti i Fiorentinës, Franco Mastantuono, i ka shkruar privatisht për t’a ftuar në hotelin e tij.

Modelja nuk ia përmend emrin futbollistit në mënyrë të drejtpërdrejtë, por lë të kuptohet se bëhet fjalë për Mastantuonon, ndërsa ka publikuar edhe një pjesë të bisedës së pretenduar në “Instagram”.

Sipas saj, mesazhi i ka ardhur papritur dhe përmbante një ftesë për t’u takuar në hotel po atë natë.

“Më shkroi: ‘Je e bukur, do të vish në hotelin tim?’”, ka deklaruar ajo, duke kritikuar njëkohësisht sjelljen e disa futbollistëve.

“Futbollistët janë kaq të mbushur me veten, sa mendojnë se mund të kenë gjithçka që duan”, është shprehur krijuesja kolumbiane.

Mastantuono ka reaguar ndaj videos përmes një komenti në “Instagram”, duke mohuar pretendimet.

“Ju lutem, mos i besoni të gjitha këto marrëzira”, ka shkruar futbollisti.

Edhe nga ana e Fiorentinës është përcjellë qëndrimi se historia nuk qëndron dhe se pretendimet e modeles janë të pavërteta. Sipas klubit, bëhet fjalë për një përpjekje të saj për të tërhequr vëmendje dhe për të fituar më shumë ekspozim në rrjetet sociale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular