HomeKryesoreNancy VanHorn takon kryetaren e re të GJK/Ambasada amerikane: Mbështetja e SHBA-ve...

Nancy VanHorn takon kryetaren e re të GJK/Ambasada amerikane: Mbështetja e SHBA-ve për institucionet e drejtësisë në Shqipëri çon përpara dy prioritet e Trump

Advertismentspot_img

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot, 12 janar, me kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, të cilën e përgëzoi për detyrën e re.

Siç bën me dije ambasada amerikane, VanHorn, ka diskutuar se si mbështetja afatgjatë e SHBA-ve për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit amerikan, Donald Trump që janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Ambasada thotë se Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe bën që të lulëzojnë edhe bizneset amerikane.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular