HomeKultureGonxhja: Mbi 1.5 milionë vizitorë vendas e të huaj në sitet tona...

Gonxhja: Mbi 1.5 milionë vizitorë vendas e të huaj në sitet tona kulturore gjatë 2025, 52% më shumë krahasuar me 2023

Advertismentspot_img

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se mbi 1.5 milionë vizitorë, vendas dhe të huaj, kanë vizituar sitet tona kulturore gjatë vitit 2025. Në një postim në Facebook, Ministri shkruan se krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve është rritur me 52%, ndërsa të ardhurat janë rritur me 78%, krahasuar me po të njëjtin vit.

Siti më i vizituar duket të jetë Kalaja e Gjirokastrës me 307,164 vizitorë, e ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit me 295,152 vizitorë.

Mbi 1.5 milion vizitorë vendas dhe të huaj në sitet tona kulturore gjatë vitit 2025! 52% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2023. 78% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2023.

Sitet më të vizituara gjatë vitit 2025: Kalaja e Gjirokastrës – 307,164 vizitorë; Parku Kombëtar i Butrintit – 295,152 vizitorë; Muzeu Gjergj Kastrioti – 182,083 vizitorë; Kalaja e Shkodrës – 178,942 vizitorë”, shkruan Gonxhja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular