HomeKultureNis rrugëtimin online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, koordinatorja: Janë pasqyruar...

Nis rrugëtimin online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, koordinatorja: Janë pasqyruar të gjitha zhvillimet e fundit gjuhësore

Advertismentspot_img

Pas 5 viteve punë nga grupi i hartuesve prej 25 vetash nis rrugëtimin online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe. Si domosdoshmëri e kohës që jetojmë përpos të gjitha zhvillimeve, ky fjalor u pa si një domosdoshmëri për t’i ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve, me 105 mijë fjalë të mëvetësishme. Me domenin “fjalori.online” krijon lehtësi në kërkim të fjalëve apo frazave frazeologjike.

“Në menunë kryesore mund të shkruajmë cilëndo fjalë që duam të përdorim. Del menjëherë shpjegimi, trajtat e fjalës. Nëse duam që një fjalë ta zgjerojmë, e klikojmë”, shpjegon Anila Kananaj, koordinatore e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.

I dobishëm si për nxënësit, ashtu edhe për studentët, pasi ky fjalor ofron modele fjalish.

“Nëse marrim parasysh edhe frazeologjinë, në total shkon rreth 120 mijë zëra. Për fjalë të mëvetësishme si zëra të fjalorit kemi rreth 105 mijë fjalë. Ka shumë zhvillime që kanë ndodhur në gjuhë në këto 20–30 vitet e fundit, dhe këto i kemi pasqyruar të gjitha. Përdoruesit, specialistët, albanologët, dashamirësit e gjuhës shqipe mund të na dërgojnë fjalë, të cilat i vlerësojnë të rëndësishme”, nënvizoi ajo.

Fjalori i Madh të Gjuhës Shqipe është një nga tre projektet e mëdha në albanologji, bashkë me veprat “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”, të ndërmarra nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për promovimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore mijravjeçare.

Për të punoi një ekip nën drejtimin e Akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, akad. Valter Memishaj dhe prof. dr. Shezai Rrokaj. Hapi përfundimtar do të jetë shtypi i veprës në dhjetë vëllime vitin që vjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular