HomeEkonomiRevokimi i lejeve minerare, MIE mori masa për 28 subjekte gjatë 2025-ës

Revokimi i lejeve minerare, MIE mori masa për 28 subjekte gjatë 2025-ës

Advertismentspot_img

Viti 2025 është mbyllur me të paktën 28 njoftime për revokim lejesh minerare nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pjesa më e madhe e tyre u lëshua gjatë shtatorit por ndërkohë edhe në fundvit me firmën e ministres janë lëshuar dy njoftime të reja për dy subjekte njëri në Bytyç Bashkia e Tropojës për shkak se subjekti nuk kishte respektuar pagesën e garancisë financiare për rehabilitimin.

Njoftimi tjetër lidhej me një arsye krejt të ndryshme ku sipas shkresës “është propozuar revokimi i Lejes Minerare për mineralin gur gëlqeror, në Objektin “Brataj”, Bashkia Selenicë, subjekti nuk ka filluar aktivitetin minerar brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e lejes”.

Më herët në shtator MIE njoftoi revokimin në grup të 11 lejeve ku dominonte kryesisht mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.

Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

Më herët në një strategji të nxjerrë për konsultim lidhur me sektorin minerar qeveria ka vënë theksin tek nevoja për një Fond Kombëtar që ka në vëmendje minierat ku sidomos ato të vjetra mbeten jashtë mbulimit sa i takon rehabilitimit mjedisor.

“Kontrolli teknik dhe mbikëqyrja institucionale mbetet e fragmentuar, pa një Fond Kombëtar për rehabilitimin mjedisor, ndërsa operatorët zbatojnë detyrimet vetëm në kuadër të projekteve të reja, duke lënë zonat e vjetra të paprekura.

Plani i monitorimit të AKBN dhe MIE targeton vetëm minierat aktive, ndërsa ndotjet historike apo zonat me leje të revokuara mbeten jashtë mbulimit të plotë” thuhet në këtë strategji e cila parashikon edhe një seri masash që duhet të ndërmerren./ Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular