Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.
Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.
Global Indices Are on the Move — Time to Trade!IC Markets
Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets
Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.
Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.
Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.
Sipas burimeve, 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.








