HomeEkonomiKorridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri...

Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet – ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin

Advertismentspot_img

Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV SCAN, se në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë, përveç lotit I, që aktualisht është i përfunduar, pritet edhe përmbyllja e fazave II, III dhe V. Së bashku me të parën, këto faza përfshijnë segmentin, që nis nga Labinot – Fushë, deri në qytetin e Librazhdit.

Më specifikisht faza V parashikon ndërtimin e tunelit, teksa është e ndarë në dy segmente, njëri prej të cilëve fillon pikërisht pas urës së Murrashit, që shënon fundin e fazës III, duke bërë që 2 fazat të lidhen me njëra – tjetrën. Në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë në total janë 8 kontrata që mbulojnë një gjatësi prej 26 km dhe në lotet e tjerë punimet do të jenë në vazhdim.

Ndërkaq, brenda vitit 2026 pritet edhe përmbyllja e 6 loteve të tjerë të korridorit 8, por në drejtimin nga Elbasani – Drejt Rrogozhinës, që mbulojnë rreth 20 km, nga 40.7 km që është në total. Edhe në këto segmente ecuria e punimeve është e ndryshme, por autoritetet kanë deklaruar se punimet kryhen me lehtësi për shkak të terrenit fushor si dhe për faktin se janë segmente tërisht të rinj dhe nuk pengohen nga trafiku, sikurse ndodh në pjesën tjetër të këtij korridori. 

Pas përfundimit të punimeve ky aks do të jetë rrugë e kategorisë B, interurbane me nga 2 korsi në secilin krah, ndërsa referuar dokumenteve shpejtësia e lejuar do të jetë në intervalin 90 – 140 km/orë. SCAN TV

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular