Yll Limani ka bërë një njoftim të rëndësishëm dhe emocional për ndjekësit e tij, duke zbuluar se do të tërhiqet përkohësisht nga performancat në klubet e natës. Përmes një postimi zyrtar në Instagram, këngëtari i njohur ka sqaruar se gjatë vitit 2026 nuk do të ngjitet në skenat e klubeve, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta mes fansave.
Këngëtari sqaroi se vendimi nuk ka të bëjë me largimin nga muzika apo me nënvlerësimin e skenës së klubeve. Përkundrazi, ai theksoi se disa nga këngët e tij kërkojnë një ambient tjetër për t’u ndier dhe për t’u përjetuar ashtu siç duhet, larg ritmit intensiv dhe energjisë së jetës së natës.








