HomeOP EDProtesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse! Nga Arian Galdini

Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse! Nga Arian Galdini

Advertismentspot_img

Nga Arian Galdini
Në përditshmërinë shqiptare ekziston një kalendar i padukshëm që s’ka as stinë, as festë, por ka zë, dita kur thirret, ora kur mblidhet, minuta kur shpërndahet, dhe heshtja që e gjen njeriun sërish vetëm me të njëjtën barrë mbi shpinë.

Ky kalendar nuk shpallet askund dhe, megjithatë, sundon, një ritëm i ngulitur që duket si fuqi, ndërsa rrallë kthehet në rend që mban peshë.

Paradoksi ynë i gjatë rri këtu, sheshi ka qenë dritë e ligjshme e lirisë, por ka qenë edhe plagë e mendimit, sepse një e drejtë mund të kthehet kundër vetes pa e humbur emrin “e drejtë”, mjafton të privatizohet apo partiakëzohet.

Prandaj ky shkrim nuk flet kundër sheshit si të drejtë, flet kundër sheshit kur shndërrohet në treg.

Që prej vitit 1990, në shumë cikle opozitare, dy partitë e mëdha, PS dhe PD, e kanë përdorur protestën si makineri partie, jashtë si presion ndaj qeverisë përpara syve të publikut, brenda si disiplinë ndaj vetes, ku shtrëngimi i radhëve u quajt “unitet” dhe kundërmendimi u trajtua si faj.

Kjo s’kërkon shpjegim shtesë për t’u kuptuar, është bërë kulturë e tranzicionit, një mënyrë e të menduarit politik ku numri merret si provë dhe zëri si zëvendësim i arsyes.

Protesta e drejtë ekziston dhe do të ekzistojë, sepse sheshi është frymë e lirisë publike, por kur e drejta e sheshit kthehet në pronë, çështje e interes partie, liria degradon në dekor dhe mendimi shtyhet si diçka “që s’ka urgjencë”.

Në atë shtyrje, shtyhet edhe përgjegjësia, dhe kjo është thika që nuk e shohim sa herë brohorasim.

Në thelb, problemi nuk është zemërimi, zemërimi është energji morale dhe, në një shoqëri të plagosur, shpesh është reagim i drejtë.

Problemi nis kur zemërimi bëhet rit i parashikueshëm, sepse parashikueshmëria është ajo që pushteti e do, jo për t’u përballur, por për ta kthyer në atmosferë ku asgjë s’e trondit.

Pushteti dridhet vetëm kur kufiri del i gjallë dhe nuk i bindet skemës, prandaj një rit që nuk kthehet në pasojë i shërben si stërvitje, jo si rrezik.

Këtu qëndron krimi i industrisë së sheshit dhe protestës, sepse e mban shoqërinë në nxehtësi, ndërsa e mban republikën pa peshë.

Nga kjo tokë del “pavarësia me orar”, një nga shkatërrimet më të rafinuara të besimit publik.

Nuk është pavarësia që del nga kostoja e karakterit, është pavarësia që del nga roli i gatshëm dhe nga fjala e parapërgatitur, fjala që vjen para ndërgjegjes dhe që mbaron bashkë me të.

Pavarësia e vërtetë shfaqet kur njeriu paguan çmim pa urdhër, operatori del vetëm kur i vjen sinjali.

Ky dallim është i pamëshirshëm, por është shërim, sapo shoqëria s’e dallon dot qytetarin që del nga e vërteta prej operatorit që del nga sinjali, bie besimi, dhe pa besim çdo kauzë nis të duket si lojë edhe kur është jetë.

Në atë çast shoqëria civile rrëshqet në filial, jo pse njerëzit s’janë të mirë, por sepse sistemi shpërblen rolin e gatshëm më shpejt se ndërgjegjen e gjatë, dhe kur besimi bie, bashkimi bëhet i pamundur, sepse s’ka më një gjuhë të përbashkët për të dalluar të vërtetën nga teatri.

Këtu fjala duhet të jetë e prerë, sepse pushteti strehohet te mjegulla.

Kur unë them se unë jam Antiprotesta e kam një qëllim.

AntiProtesta nuk është mohim i të drejtës për t’u mbledhur, as dëshirë për heshtje, as përçmim i zemërimit të drejtë, AntiProtesta është doktrinë sjelljeje kundër shndërrimit të sheshit në industri rreshtimi dhe pro kthimit të opozitarizmit te rendi që detyron.

Kur them “rendi që detyron”, e kam fjalën për ligj barazie, për atë lloj norme që e detyron edhe të fortin të paguajë çmim edhe kur nuk ka duartrokitje.

E njëjta ndodh kur protesta privatizohet e partiakëzohet. Ajo kthehet në Tezgë.

Tezgë është protesta që shitet si prani dhe blen kohë për pushtetin, pa ia vënë të fortit çmimin e barazisë dhe pa e lidhur fjalën me pasojë mbi barazinë.

Brenda partisë ajo rrit ushtrinë e bindjes, sepse rreshtimi bëhet mënyrë mbijetese, jashtë republikës ajo rrit alibinë, sepse përgjegjësia shpërndahet derisa të mos ketë më adresë.

Që nga ky çast, fjala “tezgë” nuk është zbukurim, është emër i një krimi politik që konsumon energji pa prodhuar rend.

Aktualiteti ynë e bën këtë të dukshme, sheshi është copëzuar dhe copëzimi e ka kthyer kundërshtimin në konkurrencë ritmi.

Thirrje të shumta, skena të ndara që s’e takojnë njëra-tjetrën, secila duke ruajtur pronën e vet të vëmendjes, pasojë e vetme, shumë alibi, asnjë rend asnjë rezultat për të mirën publike e madje as për vetë objektivat e shpallura si arsye e protestës.

Kur përgjegjësia shpërndahet, askush nuk mban adresë, dhe pushteti jeton nga mungesa e adresës, sepse mungesa e adresës e kthen llogarinë në mjegull dhe mjegullën në përjetësi.

Këtu bashkimi a konvergimi apo tokqëllimi kthehet në fasadë, duket, por s’e detyron askënd, dhe pushteti e do pikërisht këtë, sepse ai nuk e ka frikë pamjen, ai e ka frikë detyrimin.

Një shoqëri që e pranon copëzimin si gjë të natyrshme mëson të jetojë me zhurmë pa pasojë, dhe ky mësim është më i rrezikshëm se çdo gënjeshtër e hapur.

Kundërshtari më i mençur thotë: “pa shesh e pa protestë, s’ka liri, sheshi e protesta janë frymëmarrja e demokracisë.”

Parimi i të drejtës qëndron, sheshi është hapësirë e lirisë publike dhe nuk preket.

Por parimi nuk mjafton kur nuk kthehet në pasojë, sepse pushteti nuk mposhtet me fjalë që nuk e detyrojnë.

Ligji i ftohtë i politikës është ky, çdo pushtet planifikon atë që përsëritet, dhe sapo e planifikon, e çarmatos.

Frika e pushtetit nis aty ku ai s’e di si do të vijë përballja, kur e di ritmin, ai e di edhe si ta blejë durimin e shoqërisë.

Pastaj ndodh ajo që ne e përjetojmë si lodhje qytetare, lodhja nuk është vetëm rraskapitje e trupit, është mpirje e barazisë, sepse një barazi që shtyhet vazhdimisht pushon së qeni strehë dhe nis të duket si rast.

Këtu hyn “qartësia e qëndrimit tim si opozitar”, jo si temperament, por si gjykim moral për një metodë pushteti.

Edi Rama nuk fiton vetëm se ka pushtet, fiton sepse e ka kthyer vonesën në mënyrë qeverisjeje, e kthen provën në rrëfim, rrëfimin në mjegull, dhe mjegullën në normalitet.

Ai blen kohë duke e kthyer durimin në shkollë, dhe kur durimi bëhet shkollë, pushteti mëson të mos paguajë.

Këtu është fjalia që duhet të rëndojë si gur, pa retorika politike e pa britmë, vonesa e pasojës është edukim i pabarazisë.

Kur pasoja shtyhet, padrejtësia kupton se nuk paguan kurrë çmim, dhe kur padrejtësia kupton se nuk paguan, barazia kthehet në lajm, jo në strehë.

Një shoqëri që e pranon këtë, e pranon degradimin e vet pa e vënë re, sepse e ngatërron durimin me dinjitetin, ndërsa dinjiteti është pikërisht ajo që nuk e pranon padrejtësinë si rregull të heshtur.

Prandaj “protesta e dobishme” nuk përkufizohet si udhëzim, as si doracak sjelljeje, por si kriter i barazisë republikane.

Republika qëndron aty ku fjala kthehet në përgjegjësi dhe përgjegjësia kthehet në çmim për të fortin, aty ku zëri nuk e zëvendëson mendimin dhe mendimi nuk e zëvendëson provën, por e lind provën si kufi.

Kur riti mbaron, ose mbetet një detyrim mbi të fortin, ose mbetet vetëm lodhja e të dobëtit, dhe nëse mbetet vetëm lodhja e të dobëtit, atëherë kemi pasur tregti shprese, jo kauzë.

Kjo është arsyeja pse AntiProtesta është e domosdoshme, ajo i heq sheshit të drejtën të shitet, pa ia hequr sheshit të drejtën të ekzistojë.

Ajo e mbron lirinë nga privatizimi, dhe privatizimi është gjithmonë më i rrezikshëm se ndalimi, sepse ndalimi e tregon dhunën, ndërsa privatizimi e fsheh dhunën pas një forme të qetë që shitet si “normal”.

Dalja nga ky rreth nuk mund të jetë as vetëm dëshirë, as vetëm zemërim, as vetëm kritikë, sepse këto janë energji që pushteti i duron.

Dalja kërkon kundër-rend, kërkon kurajo të jesh kundërkukturë, dhe të tilla janë, Shqipëria Mendonjëse si kusht republikan, jo si zbukurim, dhe Pakti i Urtisë si kufi moral i shoqërisë, jo si temë e ditës.

Shqipëria Mendonjëse do të thotë që mendimi kthehet në rend dhe rendi kthehet në barazi, që shoqëria refuzon spektaklin si zëvendësim të normës; që nuk e mat më veten me ritmin e zhurmës, por me peshë pasojash. Pakti i Urtisë do të thotë një ndalim i thjeshtë dhe i ashpër, dhimbja publike nuk shitet si kapital, dhe çdo pushtet, cilido qoftë ai, e humb të drejtën të jetojë pa pasojë.

Këtu nuk ka predikim, sepse predikimi kërkon admirues, kjo është kontratë e qytetarisë, sepse kontrata kërkon sjellje, përndryshe republikën e hanë përbrenda ritet e saj.

“Protesta” nuk shuhet, ajo rimerr dinjitet. Sheshi mbetet hapësirë e lirisë, por liria nuk lejohet të kthehet në dekor, sheshi mbetet e drejtë, por e drejta nuk lejohet të kthehet në pronë e as çështje a interes partie, zëri mbetet i lejueshëm, por zëri nuk lejohet të zëvendësojë barazinë.

Dhe ky është ndryshimi më i vështirë për t’u pranuar, sepse kërkon karakter, të mos e quash çdo grumbullim “kauzë”, të mos e quash çdo ritëm “ndryshim”, të mos e shesësh çdo zemërim si provë.

AntiProtesta i thotë shoqërisë, zhurma s’të shpëton, vetëm rendi që detyron të fortin të paguajë çmim e mbron të dobëtin nga pritja e përjetshme.

Në fund, pyetja që na ndan nuk vjen si slogan dhe as si fjali e shkurtër që kërkon duartrokitje, sepse duartrokitja i përket ritit.

Pyetja vjen si barrë, sepse barra i përket republikës, a do ta blejmë përsëri shpresën me ritmin e zhurmës, apo do ta kërkojmë barazinë si ligj që nuk negocion me asnjë pushtet?

Ky është çasti ku njeriu i vetëm, jo turma, bëhet matës i vendit, jo nga ajo që brohoret, por nga ajo që refuzohet të pranohet si rregull i heshtur, dhe nëse një shoqëri arrin ta refuzojë vonesën si mënyrë jetese, ajo nis të ndërtojë rendin ku sheshi nuk shitet, mendimi nuk varfërohet, dhe pushteti mëson se koha nuk është strehë, por përgjegjësi.

Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular