HomeEkonomiNdahen çmimet e lojës së bursës “Stock Market Learning Competition”, një iniciativë...

Ndahen çmimet e lojës së bursës “Stock Market Learning Competition”, një iniciativë që synon forcimin e edukimit financiar profesional brenda sektorit bankar

Advertismentspot_img

Pjesëmarrësit menaxhuan për tre muaj një portofol të simuluar investimesh, duke aplikuar strategji reale të tregut dhe duke thelluar njohuritë mbi investimet, menaxhimin e riskut dhe tregjet e kapitalit.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, u shpreh:

“Ky edicion kishte pjesëmarrje nga të gjitha bankat, me 139 punonjës në total, jo vetëm nga Thesari, por edhe nga funksione të ndryshme në bankë, gati dyfish më shumë se edicioni i kaluar. Kjo është një gjeneratë e re që na mbush me optimizëm, pasi industria bankare po prodhon profesionistë të aftë për të kuptuar ndryshimet në treg. Si Shoqatë, ne e kemi zgjeruar fokusin e edukimit financiar, duke punuar jo vetëm me shkollat dhe biznesin, por tashmë edhe me një segment tjetër brenda nesh, punonjësit e bankave.”

Fjalë përshëndetëse mbajtën gjithashtu z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë dhe znj. Anja Deinzer, Drejtore e German Sparkassenstiftung Albania, të cilët vlerësuan rëndësinë e kësaj nisme në zhvillimin e aftësive praktike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin bankar.

Përpos vlerësimit me certifikata mirënjohjeje për tre vendet e para në kategorinë “Sustainability Ranking” dhe pesë vendet e para sipas numrit të transaksioneve,AAB shpërndau çmime monetare për tre vendet e para, sipas performancës së portofolit:

🥇 Kevin Caco, First Investment Bank (FIBANK)

🥈 Silvana Gurraj, United Bank of Albania (UBA)

🥉 Eranda Loci, Tirana Bank

Ceremonia u mbyll me një vizitë në ekspozitën “Paraja Rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje – Banka e Shqipërisë”, duke ofruar një përvojë unike mbi historinë dhe zhvillimin e sistemit bankar në Shqipëri.

AAB, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe German Sparkassenstiftung Albania, organizoi sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojën e bursës “Stock Market Learning Competition”, një iniciativë që synon forcimin e edukimit financiar profesional brenda sektorit bankar.

Pjesëmarrësit menaxhuan për tre muaj një portofol të simuluar investimesh, duke aplikuar strategji reale të tregut dhe duke thelluar njohuritë mbi investimet, menaxhimin e riskut dhe tregjet e kapitalit.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, u shpreh:

“Ky edicion kishte pjesëmarrje nga të gjitha bankat, me 139 punonjës në total, jo vetëm nga Thesari, por edhe nga funksione të ndryshme në bankë, gati dyfish më shumë se edicioni i kaluar. Kjo është një gjeneratë e re që na mbush me optimizëm, pasi industria bankare po prodhon profesionistë të aftë për të kuptuar ndryshimet në treg. Si Shoqatë, ne e kemi zgjeruar fokusin e edukimit financiar, duke punuar jo vetëm me shkollat dhe biznesin, por tashmë edhe me një segment tjetër brenda nesh, punonjësit e bankave.”

Fjalë përshëndetëse mbajtën gjithashtu z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë dhe znj. Anja Deinzer, Drejtore e German Sparkassenstiftung Albania, të cilët vlerësuan rëndësinë e kësaj nisme në zhvillimin e aftësive praktike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin bankar.

Përpos vlerësimit me certifikata mirënjohjeje për tre vendet e para në kategorinë “Sustainability Ranking” dhe pesë vendet e para sipas numrit të transaksioneve,AAB shpërndau çmime monetare për tre vendet e para, sipas performancës së portofolit:

Kevin Caco, First Investment Bank (FIBANK)

Silvana Gurraj, United Bank of Albania (UBA)

Eranda Loci, Tirana Bank

Ceremonia u mbyll me një vizitë në ekspozitën “Paraja Rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje – Banka e Shqipërisë”, duke ofruar një përvojë unike mbi historinë dhe zhvillimin e sistemit bankar në Shqipëri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular