HomePolitikeKlevis Balliu takon Krichbaum: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE jetik, anëtarësimi garantohet...

Klevis Balliu takon Krichbaum: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE jetik, anëtarësimi garantohet me reforma dhe luftë ndaj korrupsionit

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Mynih të Gjermanisë me Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane. Gjatë bisedës, u diskutua mbi luftën reale kundër korrupsionit, si një faktor kyç që mund të mundësojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetin social, Balliu thekson:

“Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.”

Ai gjithashtu shprehu falënderimet për ministrin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky takim vjen në një kohë kur reformat dhe forcat e pavarura institucionale konsiderohen thelbësore për të siguruar besueshmërinë dhe përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Kënaqësi të takoja në Mynih, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani.

Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Gjatë takimit pata mundësinë ta falënderoj Ministrin e Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë europianë është thelbësore, por mbi të gjitha mbetet detyra jonë të ndërtojmë institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular