HomeEkonomiEksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet. Largimi...

Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet. Largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

Advertismentspot_img

Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje.

Sipas INSTAT, në Janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.

Prej të paktën tre vitesh eksportet nuk po arrinë të ngrenë kokë. Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1%. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%. Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Edhe importet me tkurrje

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e importeve prej 4,0%, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,5 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,1 pikë përqindje.

Përmirësohet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 57,9 mld lekë, duke u ulur me 4,0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 27,5%, në krahasim me Dhjetor 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,1 mld lekë, duke u ulur me 3,6%, krahasuar me Janar 2025 dhe me 41,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2025 janë: Italia (3,6%), Kosova (2,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (30,2%), Greqia (31,8%), etj.

Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (10,3%), Greqia (3,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (1,8%), Turqia (13,5%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,4%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 46,8 % të importeve gjithsej.

Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.

Nga tabelat e detajuara të INSTAT, sipas sektorëve, ecurinë më pozitive e ka shënuar grup malli “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 13%, duke amortizuar tkurrjen e sektorëve të tjerë kryesorë si industria tekstile dhe e këpucëve dhe ajo e mineraleve, energjisë dhe lëndëve djegëse. Edhe eksportet e ushqimeve, që përgjithësisht kanë pasur tendencë pozitive u tkurrën lehtë në janar.

Përkundrejt pritshmërive, eksportet e fasonit bien me 5.8%, nga largimi i kompanive italiane

Në parashikimin e tyre për vitin 2026, eksportuesit e tekstileve e këpucëve shpresonin që të rikuperonin disi aktivitetin pas rënies së tre viteve të fundit. megjithatë, janari nuk ka nisur mbarë. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar 2026, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve e nisën janarin me rënie si rrjedhojë e disa faktorëve që po ndikojnë negativisht njëherazi industrinë edhe ketë vit. Florian Zekja nga Shoqata ProEksport tha se kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Gjithashtu zhvendosja e investitorëve italiane drejt vendeve me kosto të ulët po krijon një efektet psikologjik të klientët që po ikin nga vendi ynë në kërkim të kostove me të lira

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 30% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 5.4 miliardë lekë në janar 2026, me një tkurrje prej 13.2% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani,  krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale. Sipas burimeve nga kompania, në janar është realizuar vetëm një eksport.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 20% të totalit.

Ushqime pije e duhan  ndikohen nga përmbytjet

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Eksportet arritën në 3.7 miliardë lekë në janar, me tkurrje gati 2%, me bazë vjetore. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave.

Materiale ndërtimi e metale ndalin rënien

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Megjithatë, në janar rënia u ndërpre me eksportet që ishin 3.8 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel të janarit 2025. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive nxit eksportet e makinerive e pajisjeve

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  është grupi me rritjen më të fortë në janar 2026. Shitjet e tij arritën në 3.4 miliardë lekë, me një rritje prej gati 13%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride  ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular