HomeSportMbrëmje për t’u harruar për Gjimshitin, gabon në dy golat e pësuar...

Mbrëmje për t’u harruar për Gjimshitin, gabon në dy golat e pësuar përballë Dortmundit. Asani shënon sërish në futbollin aziatik

Advertismentspot_img

Atalanta nuk arriti të shpëtonte nga humbja ndaj Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, duke u mposhtur 0-2, edhe pse luajti më mirë në disa momente të ndeshjes.

Për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, kjo ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur një performancë të dobët në vendosjet e gabuara që çuan në të dy golat e pësuar.

Në këto raste, Gjimshiti, i cili kishte pozicionin e qendërmbrojtësit në linjën e mbrojtjes me 3 lojtarë, nuk arriti të ndihmonte skuadrën për t’u mbrojtur.

Pas një pjese të parë të dobët, trajneri Raffaele Palladino e zëvendësoi Gjimshitin në minutën e parë të pjesës së dytë, duke treguar pak durim për gabimet e bëra. Sipas “SofaScore”, Gjimshiti mori notën më të ulët në fushë, 6.1, së bashku me Gianluca Scamacca

Jasir Asani lë sërish gjurmë në futbollin aziatik. Këtë radhë ai gjeti rrugën e rrjetës në AFC Champions 2, turneu i dytë për nga rëndësia në këtë kontinent.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Esteghlal ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Al Husein.

Skuadra e Esteghlal në minutën e 10 të sfidës fitoi një 11 metërsh të cilin shkoi ta ekzekutojë Asani, i cili vendosi të përdorë stilin Panenka duke e mashtruar porterin kundërshtar për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij dhe për të festuar në mënyrën e Cristiano Ronaldos.

Shiko këtu golin e Asanit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular