Presidenti Donald Trump mblodhi sot liderët e vendeve, që kanë pranuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë Bord.
Para nisjes së mbledhjes Presidenti i SHBA, Donald Trump ka marrë pjesë në foton familjare me liderët që janë të pranishëm në takimin inaugurues për Bordin e Paqes, teksa ka takuar edhe kryeministrin Rama.

Pjesë e takimit është dhe Kosova, e cila përfaqësohet nga Presidentja e Republikës Vjosa Osmani.
Takimi u zhvillua në kuadër të inaugurimit të Bordit të Paqes, një nismë e re ndërkombëtare ku liderët e shteteve angazhohen për bashkëpunim dhe dialog global.
Presidenti Trump shtrëngoi duart me disa nga pjesëmarrësit, mes tyre kryeministri Rama dhe presidentja Osmani, duke shënuar një moment simbolik të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.








