HomeKultureShuhet në moshën 53-vjeçare aktori Eric Dane, i njohur për rolin e...

Shuhet në moshën 53-vjeçare aktori Eric Dane, i njohur për rolin e tij në serialin “Anatomia e Greyt”

Advertismentspot_img

Aktori amerikan Eric Dane, i njohur për publikun e gjerë për rolin e kirurgut Mark Sloan në serialin e suksesshëm Anatomia e Gryet, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane dhe u konfirmua nga familja e tij, e cila njoftoi se aktori u shua të enjten pasdite, në përfundim të një beteje të gjatë me sklerozën laterale amiotrofike (SLA).

“Me zemër të thyer njoftojmë se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite, pas një lufte të guximshme kundër SLA-së”, thuhet në deklaratën e familjes, të cituar nga rrjeti televiziv CBS dhe media të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Aktori e kishte bërë publik diagnozën vitin e kaluar, duke treguar se vuante nga sëmundja neurologjike degjenerative e njohur edhe si sëmundja e Lou Gehrig, e cila prek progresivisht sistemin nervor dhe dobëson muskujt.

Eric Dane u bë i njohur ndërkombëtarisht falë rolit të tij si Dr. Mark Sloan, personazh që la gjurmë në një nga dramat mjekësore më të ndjekura në televizion.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular