HomeEkonomiHEC i Vaut të Dejës drejt rehabilitimit të plotë, ndërhyrja pritet të...

HEC i Vaut të Dejës drejt rehabilitimit të plotë, ndërhyrja pritet të rrisë prodhimin dhe të ardhurat

Advertismentspot_img

Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga veprat kryesore të sistemit energjetik të vendit, ka nevojë për rehabilitim të plotë, pas më shumë se 53 vitesh pune pa ndërhyrje thelbësore.

Sipas një raporti teknik të publikuar nga Koroporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe i përgatitur në vitin 2023 nga konsulenti ndërkombëtar Fichtner, pajisjet elektromekanike të HEC-it janë të vjetruara dhe në disa raste në gjendje kritike, duke rritur rrezikun e defekteve të papritura dhe ndërprerjeve të gjata të prodhimit. Raporti konkludon se edhe pse hidrocentrali funksionon normalisht, pa masa rehabilituese ky rrezik do të shtohet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Për këtë arsye, Fichtner rekomandon rehabilitimin e plotë të impiantit.

Ndërkaq, në vitin 2025 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur zbatimin e projektit CONNECTA2, financuar nga, KfW dhe Banka Evropiane e Investimeve, i cili synon hartimin e strategjisë së rehabilitimit, analizën kosto-përfitim dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis dhe klimë. Ky projekt konsiderohet si vazhdim logjik i raportit të Fichtner, duke u mbështetur në gjetjet e tij për të përcaktuar prioritetet teknike dhe të sigurisë.

Specialistët e projektit theksojnë se vlerësimi i pajisjeve po kryhet mbi dy parime kryesore: siguria e digës dhe funksionimi i pandërprerë i hidrocentralit. Një nga përfitimet kryesore të rehabilitimit pritet të jetë rritja e rendimentit të prodhimit të energjisë, falë pajisjeve më efikase dhe teknologjisë së përmirësuar të projektimit. Sipas vlerësimeve, modernizimi mund të rrisë prodhimin me rreth 74 mijë mWh në vit, afro 7.9% më shumë se mesatarja vjetore që prej vitit 2007, duke sjellë të ardhura shtesë mbi 5.4 mln euro çdo vit./Scantv

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular