Mjeshtri amerikan i fotografisë Steve McCurry rikthehet në Umbria për një projekt të posaçëm kushtuar 800-vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Françeskut të Asizit. I konsideruar gjerësisht si një nga fotografët më të rëndësishëm të gjallë, McCurry do të drejtojë këtë vit një workshop ndërkombëtar, duke dokumentuar përmes objektivit të tij “Zemrën e Gjelbër” të Italisë.
Sipas mediave lokale, iniciativa – e propozuar vetë nga McCurry – ka marrë miratimin e autoriteteve të rajonit të Umbrias, me Palazzo Donini që i ka dhënë dritën jeshile projektit.
Workshop-i pritet të sjellë në Umbria fotografë nga e gjithë bota, ndërsa vetë McCurry do të rikthehet të eksplorojë vendet e lidhura me figurën e Shën Françeskut, peizazhet, njerëzit dhe simbolikat shpirtërore të rajonit.







