HomeKultureBanka Europiane e Investimeve, grant prej 350 mijë euro për Muzeun Historik...

Banka Europiane e Investimeve, grant prej 350 mijë euro për Muzeun Historik Kombëtar

Advertismentspot_img

Përmes marrëveshjes ofrohet një grant me vlerë 350 000 euro, duke mundësuar shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i Shqipërisë i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit.
Këto shërbime konsulence do të sigurojnë që restaurimi i muzeut të përmbushë standardet e larta për efikasitetin e energjisë, qëndrueshmërinë ndaj masave klimatike dhe rehatinë e vizitorëve, duke rritur njëkohësisht integrimin me mjedisin urban përreth. Fondet ndahen në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike të BEI-t, e cila synon të mbështesë rritjen e qëndrueshme, infrastrukturën jetike dhe kohezionin social në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kjo nismë plotëson programin ‘EU4Culture’ dhe do të kontribuojë në rigjenerimin urban dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, tha përfaqësuesi i BEI-t në Shqipëri, Alessandro de Concini. “Gjithashtu, nisma do të sigurojë që ky institucion i rëndësishëm kulturor t’i kthehet popullit të Shqipërisë dhe vizitorëve nga e gjithë bota, në lavdinë e tij të plotë – më të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, më funksional dhe në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare.”
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, tha: “Kjo asistencë teknike nga Banka Europiane e Investimeve është jashtëzakonisht e çmuar teksa hyjmë në fazën e dytë të përgatitjes për restaurimin dhe rinovimin e plotë të Muzeut Historik Kombëtar. Ajo garanton që projekti të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe rezistencës, duke kontribuar njëkohësisht në realizimin e objektivave të Shqipërisë 2030 dhe në forcimin e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Europian.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular