HomeKultureShuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti. Ja ku dhe kur do...

Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti. Ja ku dhe kur do të zhvillohen homazhet

Advertismentspot_img

Këtë të mërkurë u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti.

Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë.

Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.

Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’.

Homazhet do të zhvillohen në hollin e Teatrit më 26 Shkurt, nga ora 09:30-10:30

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular