Protesta e 5-të kombëtare e opozitës sot, 28 shkurt, ndryshe nga herët e shkuara. Nuk u mbajt asnjë fjalim, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha marshoi për 3 orë me protestuesit, fillimisht drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, më pas drejt qendrës, te vila e ish-diktatorit (ku pati incidente) e deri te Kryesia e Kuvendit. Pas kaosit e rrëmujës, ai shprehu mirënjohje ndaj mbështetësve, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “kryengritja nuk ndalet”.
Në dy protestat më të fundit, janë përdorur molotovë, fishekzjarrë dhe ka pasur sulme ndaj forcave policore, çka ka ngjallur reagime të forta. Janë lënduar efektivë e protestues, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë përfunduar në dyert e komisariateve. Në dy protestat më të fundit, janë përdorur molotovë, fishekzjarrë dhe ka pasur sulme ndaj forcave policore, çka ka ngjallur reagime të forta. Janë lënduar efektivë e protestues, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë përfunduar në dyert e komisariateve.
Ne mbyllje te protestes Berisha u ndal te sulmi që protestuesit i bënë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, aty ku dhe ndodheshin edhe disa shtetas amerikanë, artistë duke u justifikuar.
Ish-kryeministri u “shfajësua” duke thënë që agjentët e inflirtuar gënjyen protestuesit duke u thënë që në ambientet e asaj vile ndodhej kryeministri Edi Rama.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me sulmin me molotov të protestuesve në drejtim të vilës së ish diktatorit Enver Hoxha, e cila është shndërruar në një godinë në funksion të artistëve të huaj.
Në një deklaratë, Gonxhja e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm, duke theksuar se në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 12 artistë, shumica prej tyre të huaj.
Sipas tij, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke informuar dhe qetësuar familjarët e tyre.
“Ky nuk është opozitarizëm, ky është një agresion i hapur dhe i shëmtuar ndaj imazhit të ri të Shqipërisë dhe miqve tanë ndërkombëtarë! Ky akt i pabesë vandalizmi tregon fytyrën e vërtetë të një opozite që ushqehet vetëm me rrënim! Ata duan ta shohin Shqipërinë të mbuluar nga tymi dhe balta, sepse nuk e durojnë dot ringritjen tonë, nuk e durojnë dot suksesin e një vendi që po bëhet pikë referimi për kulturën dhe turizmin!”, shkruan Gonxhe.







