HomeKronikeEMRI/U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

EMRI/U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Advertismentspot_img

Një lajm i hidhur vjen këtē mëngjes nga spitali i Traumës. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para.

Ndërsa i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar, Gledisi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1 mars, në orën 11:30, ku i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular