HomeKronikeEMRI/Prangoset në Tiranë 19-vjeçarja, është e dënuar me 10 vjet burgim në...

EMRI/Prangoset në Tiranë 19-vjeçarja, është e dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani

Advertismentspot_img

Një 19-vjeçar nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është arrestua në Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se vajza e re, e identifikuar si Maryam Assaf ishte fshehur në Shqipëri. Ajo u kap në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja”, ndërsa ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thotë policia.

Ndërkohë arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Njoftimi: 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular