HomeKronikeNis gjyqi për dosjen Veliaj, mbahet sot seanca e parë e themelit...

Nis gjyqi për dosjen Veliaj, mbahet sot seanca e parë e themelit për kryebashkiakun e Tiranës dhe të tjerët

Advertismentspot_img

Nis sot në GJKKO, në orën 09:30, gjyqi për dosjen “Veliaj”, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona të tjerë e shoqëri

Sot do të mbahet seanca e parë e themelit pasi GJKKO kaloi më 9 shkurt për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës.

Biznesmeni Elman Abule, pjesë e dosjes, është paraqitur në gjykatë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Sipas Prokurorisë, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Veliaj ka kërkuar prej kohësh lirimin nga qelia, kërkesë e cila është rrëzuar nga të tre shkallët e gjyqësorit. Ai i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa gjykata e ka pranua shqyrtimin e kërkesës në seancë.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 3 nëntor të vitit të kaluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e gjetur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular