Një incident që shkaktoi shqetësim ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Athinë, ku një 61-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasi kërcënoi punonjësit në zyrat e EFKA-s (Fondi i Sigurimeve Shoqërore).
Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:40 në ambientet e institucionit në rrugën Pireos, pranë zonës së Omonias. Sipas raportimeve të mediave greke, burri hyri në zyrë dhe nisi të kërcënonte stafin duke mbajtur në dorë një stilolaps dhe një thikë. Motivet e veprimit të tij nuk janë bërë ende të ditura.
Pas njoftimit të autoriteteve, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë nga njësia DIAS, të cilat arritën ta neutralizonin situatën pa pasur të lënduar apo dëme materiale. 61-vjeçari u vu në pranga në vend.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në posedim të tij edhe një thikë kuzhine. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit







