HomeKryesoreGrupi Parlamentar i PS, rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit...

Grupi Parlamentar i PS, rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbardhet raporti. Reagon Berisha

Advertismentspot_img

Në fund të leximit të raportit të 5 anëtarëve socialist të Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja ka deklaruar se PS e rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ky vendim shënjon një një moment historik për fatin e Reformës në Drejtësi, pasi partia dhe kryeminidtri Rama të cilët deri më tani hiqeshin si mbrojtës të saj, janë pozicionuar në luftë të hapur me Prokurorinë e Posaçme

Zbardhet raporti i plotë i mazhorancës në Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet, ku i kërkohet Kuvendit që të mos miratojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj.

Në raport thuhet, ndër të tjera, se ndaj Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion dhe se nuk ekziston rreziku i arratisjes apo i prishjes së provave, siç pretendohet nga SPAK. Sipas dokumentit, masa e sigurimit personal për pezullimin nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më pasoja juridike reale, pasi Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive.

“Për rrjedhojë, masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe narrativa mbi të cilën Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal, si rreziku i prishjes së provave, i arratisjes apo i kryerjes së një vepre tjetër penale, mbetet thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja në fjalë nuk i ushtron më”, thuhet në raport.

Në dokument theksohet gjithashtu se Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë rolin e gjykatës. “Ai ushtron një filtër kushtetues. Dhe ky filtër nuk është dhe nuk mund të jetë formal. Ai është një mekanizëm thelbësor për ruajtjen e balancës institucionale dhe për respektimin e rolit që Kushtetuta i ka dhënë pushtetit legjislativ në raport me pushtetet e tjera”, thuhet më tej në raport.

Sipas vlerësimit të mazhorancës, nga materialet dhe informacioni i paraqitur nga SPAK nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë rrethanë e re konkrete dhe aktuale, e lindur pas caktimit të masës ekzistuese të sigurimit personal, që të tregojë se kjo masë është bërë e pamjaftueshme për qëllimet e procedimit penal. “Në këto rrethana, pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, përfundon raporti.

ërmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, përfundon raporti.

Dokumenta bashkëngjitur

https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=https://www.cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/raportr-757.pdf

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas vendimit të qeverisë për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, ky veprim nuk është thjesht një sulm ndaj drejtësisë, por një sulm direkt ndaj qytetarëve dhe dinjitetit të tyre.

Berisha u shpreh se sot Rama hoqi maskën dhe tregoi se po mbron veten e tij.

“Sapo dëgjuat tërkuzën të Edi Ramës për Lubi Ballukun në fakt, elegjinë e tij për veten e tij dhe për Lubinë. Sot Edi Rama hoqi cdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng kushtetutën e vendit, ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe procesin e integrimit evropian

Rama ju tha shqiptarëve sot se Belinda Balluku është e paprekshme, se SKAPI është një zero me bisht dhe se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga kushtetuta dhe ligjet e vendit. Ai mori në mbrojtje totale veten e tij, sepse de facto Lubia nuk ka qenë asgjë tjetër veçse noterë e vjedhjeve 25 vjecare të këtij hajduti. Rama, sot sfidoi çdo shqiptar”, u shpreh kryedemokrati.

Të dashuri qytetarë nuk është një sulm ndaj drejtësisë kjo që po bën, sepse në këtë drejtim drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja. Ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj.

Ky është një sulm me të cilin Rama ju thotë se ai qëndron mbi ligjin dhe si një narkodiktator vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë. Ai sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm ti përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër shqiptarëve dhe mbylljes së dyerve të integrimit në BE. Asnjë prej jush nuk duhet të pranojë këtë narativë. Është çështja e Edi Ramës. Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular